Aktivitet sensibilizues: Dhuro gjak, shpëto një jetë

Të dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë! I jemi bashkuar nismës së Kryqit të Kuq në një fushatë sensibilizuese në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Talasemisë. Drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave, Znj.Doris Andoni ka vënë në dispozicion zyrën e saj, e cila u shndërruar në një ambient të përshtatshëm për pozicionimin e pajisjeve që do të përdoreshin gjatë procesit të dhurimit të gjakut.

Punonjësit e Entit janë treguar të gatshëm për të dhuruar gjakun e tyre në ndihmë të të gjithë personave që vuajnë nga talasemia, për të cilët gjaku është serumi i jetës. Por nuk ka muguar kontributi financiar për fëmijët jetim në pritje të festës së 1 Qershorit, ku u blenë 6 bileta me vlerë në total 60 mij lekë të vjetra, si një shenjë humanizmi për t’i dhuruar një buzeqeshje në ditën e tyre.

Dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë personal, i pa dhimbshëm, por me vlera të mëdha humane dhe civile. Nga statistikat e Kryqit të Kuq rezulton se janë rreth 300 fëmijë të sëmurë me Talasemi, të cilët kanë nevojë të vazhdueshme për të marrë gjak. Në vendin tonë nevojat për gjak janë rreth 30.000 njësi gjak,ndërkohë që mblidhen rreth 20.000 njësi. Janë rreth 300 pacientë me Talasemi që marrin gjak çdo muaj, pa llogaritur të aksidentuarit që kanë nevojë urgjente për gjak apo pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Dhuro gjak, shpëto një jetë!

1336 Total Views 6 Views Today