Ankande

18.04.2018

  • Shiten mjedise shërbimi në Kavajë


    Enti Kombëtar i Banesave ofron për shitje 3 njësi shërbimi, të ndodhura në katin përdhe të godinës së banimi me 8 kate me 35 apartamente në zonën e ish-Rezervave të Shtetit. Pozicioni i favorshëm në raport me rrugën dhe vendndodhja në një zonë urbanistike në zhvillim e sipër, janë dy avantazhe për zhvillimin e çdo lloj aktiviteti. Vlera fillestare e ankandit është 37.100 (tridhjetë e shtatë mijë e njëqind) lekë/m² me TVSH ose 30.917(tridhjetë mijë e nëntëqind e shtatëmbëdhjetë) lekë pa TVSH. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje datë 22.05.2018, ora 11:00..–Lexo më shumë–

  • 1

  • Shiten mjedise shërbimi në Sarandë


    Ofrohen për shitje 3 njësi shërbimi në katin përdhe të pallatit 8 katësh me 28 apartamente, në rrugën që lidh Sarandën me Butrintin. Vetëm pak minuta larg rrugës kryesore, këto ambiente janë të pështatshme përaktivitete të ndryshme tregtare. Vlera fillestare e ankandit është 408 (katërqind e tetë) €/m² pa TVSH ose 490 (katërqind e nëntëdhjetë) €/m² me TVSH. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje datë 21.05.2018, ora 11:00.!–Lexo më shumë–

  • IMAG0044

  • Shiten mjedise shërbimi në Fier


    Në shitje 6 njësi shërbimi në objektin e banimit 8 katësh me 35 apartamente në Lagjen “16 Prilli”, Rruga “Kujtim Majaci”. Ekzistenca e lokaleve në katin përdhe ka përcaktuar vijën e ndërtimit dhe e ka bërë më urbane pjesën e rrugës duke i dhënë një dimension tregtar që është mjaft i nevojshëm për zonën. Vlera fillestare e ankandit është 32.667 (tridhjetë e dy mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë/m² pa TVSH ose 39.200 (tridhjetë e nëntë mijë e dyqind) lekë/m² me TVSH. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje datë 23.05.2018, ora 11:00..–Lexo më shumë–

     

  • Njesi shërbimi 4

4670 Total Views 4 Views Today