Drejtor Juridik në Drejtorinë e Përgjithshme të EKB-së

Lloji i kontratës: Kontratë e pacaktuar


Titulli i pozicionit: Drejtor Juridik


Drejtoria/ Zyra: Drejtoria e Përgjithshme e EKB-së


Venndodhja: Tiranë


Periudha e njoftimit: 15 ditë ( 07.02.2017 – 21.02.2017)


 

 

Principet e Entit Kombëtar të Baneasve

Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

 

Informacion i Përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 198, dt: 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave.

 

Përgjegjësitë e vendit të punës

  1. Drejtori i Drejtorisë Juridike organizon gjithë veprimtarinë e punës në Drejtori dhe raporton direkt tek Drejtori i Përgjithshëm.
  2. Drejtori i Drejtorisë ka përgjegjësitë e mëposhtme:
  3. Përgjigjet për mbarëvatjen e punës së Drejtorisë në përgjithësi, dhe programon ngarkesën e punës për çdo specialist.
  4. Harton programin vjetor të punës së Drejtorisë, monitoron zbatimin e tij, bën vlerësimin e punës së punonjësve bazuar në objektiva të matshëm.
  5. Përgatit relacione, informacione periodike lidhur me mbarëvajtjen e punës së Drejtorisë.
  6. Kontrollon punën e vartësve dhe për mangësitë që vëren bën propozime për masat disiplinore tek Drejtori i Përgjithshëm.
  7. Miraton dhe siglon të gjitha aktet e dala nga Drejtoria Juridike.
  8. Shqyrton dhe miraton të gjitha aktet ligjore që nxjerr Drejtoria e Përgjithshme e Entit Kombëtar të Banesave.
  9. Merr pjesë në grupe të ndryshme të punës të organizuara nga Ministria e linjës, nga EKB-ja.
  10. Jep mendime dhe përgatit materiale konkrete (memo, urdhëra, relacione) për probleme të ndryshme të kërkuara nga titullari i institucionit.
  11. Me autorizim të Drejtorit të Përgjitshëm, përfaqëson institucionin në proçese të rëndësishme gjyqësore, si dhe përcakton qëndrimin e EKB-së në të gjitha proçeset gjyqësore.
  12. Shqyrton ankesat e bëra në Drejtori nga subjekte të ndryshme dhe argumenton mbështetjen ligjore per vendimet qe merren nga Drejtori i Pergjithshem.
  13. Analizon problemet që dalin nga zbatimi i akteve ligjore e nënligjore dhe i propozon Drejtorit të Përgjithshëm ndryshime për përmirësimin e tyre.

 

  1. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.

 

Edukimi

Arsim i lartë Jurist, sistem batchelor + master shkencor ose sistem i integruar

Përparësi ka specializimi në fushën e të Drejtës Civile.

Eksperienca në punë

Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite.

Kërkesa të vecanta

Person me integritet të lartë profesional e moral.

Të mos jet i dënuar më parë me vendim gjykate.

Të jetë i komunikushëm dhe të punojë në ekip.

 

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune kërkohet njohuri e mirë e gjuhës angleze.

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuar nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

  1. Kërkesë për aplikim
  2. Curriculum vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin download2 Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Kartë identiteti, Diplome e arsimit të lartë e noterizuar me listë notash, dëshmi penaliteti, raport mjeko-ligjor, librezë pune ose sigurime shoqerore, certifikatë familjare.
  4. Formulari i vetdeklarimit (shkarko formularin  download2plotëso formularin e vetdeklarimit)
  5. Dëshmi kualifikuese
  6. Dy referenca nga punëdhësit e mëpareshëm, të plotësuara me adresë, nr. telefoni dhe adresë e-mail.

Aplikimi i pa plotësuar sipas kërkesave nuk do të merret në konsideratë.

 

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm i paraqet Këshillit Drejtues për shqyrtim dhe miratim kandidaturat që kanë aplikuar me dokumentacionin përkatës.

Këshilli Drejtues përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Këshilli Drejtues mund të kërkojë të intervistojë kandidaturat.

Me Vendim të Këshillit Drejtues, Drejtori i Përgjithshëm emëron në detyrë kandidaturën e përzgjedhur, me kontratë pune me afat të caktuar 3 (tre) mujor (kohë prove).

 

684 Total Views 6 Views Today