Drejtoria Ekonomike

05.02.2018

Z.Marko Dhana

Drejtoria Ekonomike

Email: marko.dhana@ekb.gov.al

Nr.tel: 069 69 11 766

Misioni:

Drejtoria Ekonomike, si pjesë e strukturës së Entit Kombëtar të Banesave, mbështet veprimtarinë e EKB-së duke zbatuar legjislacionin në fuqi, lidhur me menaxhimin e aktrivitetit ekonomik, financiar, zbatimin e dispozitave ligjore për mbajtjen e kontabilitetit, menaxhimin financiar dhe kontrollin, me qëllim zhvillimin e veprimtarisë normale të proceseve të punës të drejtorisë.

 

Funksioni:

  1. Menaxhimi i aktivitetit ekonomiko-financiar të EKB-së, në bashkëpunim me strukturat e EKB-së, në zbatim të ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar.
  2. Përgjigjet për mbajtjen e kontabilitetit në programin elektronik financiar, të aktivitetit ekonomiko-financiar të EKB-së, në përputhje me ligjin nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar, dhe Standardet Kombëtare të Kontabilitetit
  3. Harton programin ekonomik dhe financiar, propozon objektivat vjetorë të planit të veprimit, për plotësimin e detyrave të programit ekonomik.
  4. Administron, ndjek dhe kontrollon realizimin sipas planit të të ardhurave, shpenzimeve, dhe të investimeve për Drejtorinë e Përgjithshme dhe Degët Rajonale.
  5. Monitoron punën për menaxhimin e portofolit të riskut dhe arritjen e objektivave mujore e vjetore, si dhe identifikimin dhe vlerësimin e risqeve që vënë në rrezik arritjen e objektivave nga strukturat përkatëse të EKB-së.
  6. Ndjek dhe trajton në bashkëpunim me Drejtorinë Juridike korrespondencën me njësitë e vetëqeverisjes vendore, lidhur me trajtimin për strehim nëpërmjet kreditimit me kushte lehtësuese nga shteti të këtyre qytetarëve (kredi me 3% interes në vit).
  7. Në bashkëpunim me Drejtorinë Teknike dhe Drejtorinë Juridike, harton strategjinë e administrimit dhe të shitjes së objekteve të investuara dhe ndërtuara nga EKB-ja, si dhe të  privatizimit të objekteve të kthyera në fond banese, me VKM-në përkatëse.
  8. Monitoron punën për realizimin e shitjeve për objektet e ndërtuara me fonde të Entit apo të ardhura të tjera, të destinuara për t’u shitur në tregun e lirë. Ndjek dhe kontrollon zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore gjatë procesit të shitjes së banesave nga degët rajonale.
  9. Menaxhon punën për ndjekjen, kontrollin e listave të të pastrehëve, rakordimin me Bankën për subvencionin që paguhet nga buxheti i shtetit për të pastrehët dhe monitorimin e tyre.
  10. Kryen analiza mbi veprimtarinë ekonomike dhe financiare, periodike dhe vjetore mbi bazën e treguesve të bilanceve dhe të pasqyrave financiare.
  11. Menaxhimi i fondeve buxhetore të miratuara  për pagesat e interesave të kredive subvencionuese në në perputhje me legjislacionin ne fuqi.
  12. Hartimin e planit buxhetor afatmesëm për Entin Kombëtar të Banesave, si dhe përgatit raportimin e monitorimit të shpenzimeve buxhetore për këto programe.
  13. Ndjek korrespondencën dhe u kthen përgjigje shkresave që i adresohen kësaj Drejtorie.
  14. Analizon, verifikon me përgjegjësi kërkesë/ankesat që vijnë në Drejtorinë e Përgjithshme të EKB-së, për problemet që kanë lidhje me aktivitetin e kësaj drejtorie.

 

Struktura:

Drejtoria Ekonomike (1+5)

– Drejtor i Drejtorisë Ekonomike,

– Specialist i menaxhimit të riskut,

– Specialist i financës,

– Specialist i buxhetit,

– Specialist i statistikës dhe kredive,

– Specialist i strehimit dhe kredive.

398 Total Views 2 Views Today