Drejtoria Juridike

05.02.2018

Znj.Iris Llagami (Xhepa)

Drejtori Juridik

Nr.tel:

Email: iris.llagami@ekb.gov.al

Misioni:

Sigurimi i asistencës ligjore dhe juridike brenda kuadrit ligjor në fuqi, për njohje më të mirë dhe interpretimin e legjislacionit nga struktura e EKB-së.

Fuksionet:

  1. Dhënie asistence ligjore në hartimin e akteve-normative dhe udhëzimeve të brendshme, që rregullojnë veprimtarinë e EKB-së, në mbështetje të dispozitave ligjore në fuqi.
  2. Dhënie opinioni dhe ndihme juridike për hartimin e kontratave dhe aktmarrëveshjeve të bashkëpunimit, që EKB lidh me subjekte juridike e fizike, vendase e të huaja, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  3. Bashkëpunimi dhe koordinimi i punës me Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të EKB-së dhe Ministrisë së linjës në përgatitjen e propozimeve mbi ndryshimet në aktet ligjore e nënligjore, mbi të cilat mbështetet veprimtaria e EKB-së, me qëllim përmirësimin dhe plotësimin e tyre.
  4. Përfaqësimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Entit Kombëtar të Banesave në proceset gjyqësore ku EKB-ja është palë dhe dhënia e konsulencës lidhur me ndjekjen e proceseve gjyqësore nga Degët Rajonale.
  5. Ndjekja e procedurave në zbatim të Aktit Normativ Nr.3 datë 01.08.2012 “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish pronë e subjekteve të shpronësuara, si dhe trajtimi nëpërmjet kreditimit me kushte lehtësuese nga hsteti të këtyrë qytetarëve (kredia me 0%).
  6.  Trajtimi dhe zgjidhja, brenda kuadrit të kompetencave, i kërkesave dhe ankesave të qytetarëve që i adresohen Drejtorisë Juridike.

 

Struktura
Drejtoria Juridike (1+8)
– Drejtor i drejtorisë
– Specialist për legjislacionin
– Specialist për ndjekjen e proceseve gjyqësore
– Specialist për ndjekjen e proceseve gjyqësore
– Specialist për marrëdhëniet me publikun dhe sekretar i Këshillit Drejtues
– Specialist për marrëdhëniet me publikun
Struktura në varësi
Sektori i Prokurimeve (1+2)
Përgjegjësi i sektorit të prokurimit
– Specialist i prokurimeve
– Specialist i prokurimeve

 

134 Total Views 6 Views Today