Drejtoria Shërbimeve Mbështetëse

05.02.2018

Z.Besnik Ymeraj

Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse

Email: besnik.ymeraj@ekb.gov.al

Nr.cel: +355 69 2213772

Misioni:

Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse koordinon veprimtarinë e drejtorive/sektorëve në Drehtorinë e Përgjithshme dhe degëve rajonale me qëllim sigurimin dhe mbështetejen nëpërmjet logjistikës dhe burimeve njerëzore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Funksionet:

  1. Ndjek dhe zbaton dispozitat ligjore për miratimin e strukturës organike dhe numrin e punonjësve, ndjek zbatimin e procedurave për plotësimin e vendeve vakante të punës.
  2. Mban dhe ndjek dinamikën e pasurimit të dosjeve të personelit, duke bërë në to ndryshimet përkatëse.
  3. Ndjek zbatimin e procedurave ligjore të miratuara të pranimit dhe largimit në punë të punonjësve.
  4. Ndjek në vazhdimësi problemet e burimeve njerëzore dhe zhvillimit të tyre nëpërmjet kualifikimeve e trajnimeve të ndryshme dhe realizon procesin e kryerjes çdo vit të vlerësimeve përkatëse për çdo specialist.
  5. Koordinon veprimet për krijimin e kushteve të punës së punonjësve të institucionit dhe parashikon nevojat logjistike për funksionimin normal të veprimtarisë si dhe parashikon nevojat në programin ekonomik të vitit pasardhës.

Struktura

Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse (1+15)

  • Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve
  • Specialist i burimeve njerëzore
  • Specialist i Teknologjisë së Informacionit (IT)
  • Asistent i Drejtorit të Përgjithshëm
  • Punonjës i Protokollit dhe Arkivit
  • Magazinier
  • Punonjës pastrimi
  • Drejtues automjeti
  • Punonjës shërbimi
  • Punonjës teknik mirëmbajtës
482 Total Views 2 Views Today