Drejtoria Teknike

05.02.2018

Znj.Mimoza Manastirliu

Drejtoria Teknike

Email: mimoza.manastirliu@ekb.gov.al

Nr.tel:

Misioni:

Drejtoria Teknike trajton probleme të sferës teknike të ndërtimit, është përgjegjëse për sigurimin e projekteve sipas normativave shtetërore dhe sigurimin e shesheve të ndërtimit në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Funksionet:

  1. Përshtatjen e projekteve tip në bazë të studimeve gjeologjike dhe për arsye të tjera funksionale dhe arkitektonike.
  2. Ndjek zbatimin e kontratave të sipërmarrjes.
  3. Mbikëqyr procesin e kolaudimit të objekteve të përfunduara në vlerë, afat dhe cilësi dhe marrjen në dorëzim të tyre në mbështetje të Udhëzimit nr. 3 të Këshillit të Ministrave, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar.
  4. Analizon dhe llogarit koston e ndërtimit për tipologji të ndryshme banesash, studion tregun e banesave dhe propozon metodologjinë për llogaritjen e çmimit mesatar të shitblerjeve në treg për çdo vit.
  5. Në bashkëpunim me Drejtoritë e tjera, harton studime fizibiliteti për projektet e reja.
  6. Studion normat e projektimit dhe propozon standardet e projektimit të banesave që ndërtohen nga EKB-ja.
  7. Ndjek në vazhdimësi procesin e ndërtimit të banesave deri në hipotekimin e plotë të tyre.
  8. Në bashkëpunim me Drejtorinë Juridike kryen procedurat lidhur me zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, për trajtimin me kredi me 0% interes të qytetarëve qiramarrës në ish pronë private.

Struktura:

Drejtoria Teknike (1+5)

  • Drejtor i Drejtorisë Teknike
  • Specialist për çmimet dhe koston
  • Specialist ndërtimi
  • Specialist ndërtimi
  • Specialist projektues (arkitekt)
  • Specialist i mbikëqyrjes dhe kolaudimit
112 Total Views 10 Views Today