Shiten mjedise shërbimi në Librazhd

21.02.2020

Enti Kombëtar i Banesave ofron për shitje 5 njësi shërbimi, të ndodhura në katin përdhe të objektit të banimit 8-katësh dhe 35 apartamente, në afërsi të rrugës “Hajdar Bllashmi”. Vlera fillestare është 36.667 (tridhjetë e gjashtë mijë e gjashtë qind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë/m² pa TVSH. Mënyra e pagesës: Pagesë të menjëhershme të shumës 20% të vlerës së përfundimit të ankandit, e cila do të paguhet nga fituesi i ofertës para lidhjes së kontratës. –Shuma e mbetur e vlerës së kontratës (pas pagesës së menjëhershme prej 20%), do të likuidohet në çdo 6 (gjashtë muaj me këste të barabarta për një afat kohor prej 2 vjetësh). Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje datë 16.01.2018, ora 11:00.

Njësi Shërbimi

Tab content goes here…

Siperfaqet

Lokali Sip.shfrytëzimi në m2

Njësia 1   68.5 m2

Njësia 2   56.5 m2

Njësia 3   49 m2

Njësia 4   63 m2

Njësia 5    91.2 m2

Totali i sip të lokalit në katin përdhe 328.2 m2

Autoriteti shitës

Enti Kombëtar i Banesave, Rruga “Kavajës”, ndërtesa nr,80, hyrja 1, kati 5 (ish shtëpia botuese “Naim Frashëri), Tiranë, Tel: +355 42 227 796, email:info@ekb.gov.al

Arkitektura

Banesë tip 83/5, 8 kate është e thjeshtë, një arkitekture banimi me një fasadë me suva dhe bojë plastike. Banesa është e paisur me ashensor. Kati përdhe është një kat me 5 njësi shërbimi, për të cilin, punimet e rifinitures si shtresa, suvatime e bojatisje, dyer e dritare janë kryer me cilësi. Dyshemeja e katit përdhe është e hidroizoluar me dy shtresa guajn dhe e shtruar me pllaka qeramike cilësi e parë.
Për katin përdhe lokal sherbimi janë realizuar hyrjet e daljet me rampa të veçanta.
Shkallët janë veshur me pllaka mermeri.

1920 Total Views 2 Views Today