Për familjet që përfitojnë banesa me kosto të ulët

Banesat me kosto të ulët

Banesat me kosto të ulët janë një alternativë për strehimin e të gjitha atyre familjeve apo individëve që nuk janë në gjendje ekonomike e sociale për të përballuar ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore. Enti Kombëtar i Banesave i vjen në ndihmë këtyre familjeve për të siguruar blerjen e apartamenteve nëpërmjet marrëveshjes së bahskëpunimit me dy banka të nivelit të dytë, duke u siguruar kredi me kushte lehtësuese e më të përballueshme.

Por si duhet të veproni për të përfituar banesë me kosto të ulët?

Faza e parë: Kjo është faza deklarative, në të cilën ju plotësoni formularin dhe vetëm deklaroni situatën e strehimit, ekonomike, sociale dhe shëndetësore pranë bashkive.

Faza e dytë: Kjo fazë aplikimi fillon vetëm, pasi bashkia ju ka përzgjedhur për tu trajtuar me një program social strehimi, në rastin konkret, banesë me kosto të ulët të ndërtuar (ose në ndërtim) nga Enti Kombëtar i Banesave. Për tu përzgjedhur nga bashkia për këtë fazë, ju duhet të plotësoni, përveç kritereve që përcakton bashkia, edhe kriterin e të ardhurave. Ky i fundit i jepet bashkisë nga Enti.

Faza e tretë: Lista e qytetarëve përfitues, e miratuar me Vendimin të Këshillit Bashkiak respektiv, i dërgohet Drejtorisë Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave.

Faza e katërt: Qytetarët e përzgjedhur si përfitues të apartamenteve njoftohen zyrtarisht për procedurën që do të kryhet, strukturën e apartamentit që i takon referuar certifikatës familjare, përcaktimin e një afati 10 ditor, për kryerjen e pagesës (sipas mënyrës së përcaktuar me Vendim të Këshillit Drejtues) në numrin e llogarisë të vënë në dispozicion nga EKB Drejtoria/Dega Rajonale respektive. Afati do të fillojë nga marrja e konfirmimit me shkrim të njoftimit nga ana e qytetarit.

15815 Total Views 8 Views Today