“Specialist ” në Degën Rajonale EKB Durrës

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të pacaktuar


Titulli i pozicionit: Specialist


Drejtoria/Dega: Dega Rajonale EKB Durrës


Vendndodhja: Qyteti Durrës


Periudha e njoftimit: 15 ditë (19.05.2017-03.05.2017)


 

Principet e Entit Kombëtar të Baneasve

 Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

Informacion i përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

Përgjegjësitë e vendit të punës

Specialisti pranë Degës Rajonale ka një varësi direkte dhe raporton te Drejtori i Degës Rajonale.

Specialisti ka këto përgjegjësi:

  1. Ndjek kreditorët e parregullt (debitorët) dhe evidenton  qytetarët që nuk kanë lidhur kontrata dhe arsyet e moslidhjes së tyre.
  2. Ndjek lidhjen e kontratave të shitjes dhe afatet e tyre.
  3. Ndjek likujdimin e kësteve të kredisë.
  4. Administron dosjen për çdo klient (shitjet e banesave me kontratë) dhe shitjet me kredi për  klientët e tjerë,duke moslejuar asnjë klientë debitorë të padokumentuar.
  5. Përfaqëson Degën Rajonale të EKB në proceset gjyqësore.
  6. Zbaton çdo detyrë të ngarkuar nga Drejtori i Degës për mbarëvajtjen e veprimtarisë së Degës, brenda profilit arsimor dhe bazës ligjore.

Edukimi

Arsim i lartë “Jurist”.

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

Kërkesë për aplikim.

  1. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin download2 Ploteso Curriculum Vitae).
  2. Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
  3. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
  4. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
  5. Kartë identiteti,
  6. Çertifikatë famljare
  7. Dëshmi penaliteti,
  8. Raport mjeko-ligjor.
  9. Dëshmi kualifikuese.
  10. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse të Institucionit, Drejtori i Degës ku lind vendi vakant, dhe anëtari i tretë caktohet rast pas rasti, një Drejtor Drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme,  sipas profilit arsimor të kërkuar.

Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë.

Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

3246 Total Views 2 Views Today