Rikthehet ndertimi i banesave sociale ne Vlore pas afro 10 vitesh

Fillon investimi i shumëpritur i ndërtimit të dy objekteve 8 katëshe në qytetin e Vlorës, nëpërmjet të cilëve do t’i jepet zgjidhje strehimit të 75 familjeve të këtij qyteti.
Në kuadër të realizimit të objektivave të parashikuara për vitin 2020, Z. Stefan Çipa, Drejtor i Përgjithshëm i EKB-së sëbashku me përfaqësues nga Dega Rajonale Vlorë si dhe me mbështetjen e pushtetit vendor mbajti ceremoninë e hapjes së kantierit ku do të ndërtohen këto objekte.
Ky investim përfshin realizimin e një objekt banimi 8 kate me 40 apartamente dhe një objekt banimi dhe shërbimi 8 kate me 35 apartamente dhe 8 njësi shërbimi.
Ndërtimi i dy objekteve do t’i japë mundësinë e pajisjes me banesë me kosto të ulët familjeve të cilat nuk mund të blejnë një banese në treg të lirë.
Afati i realizimit të punimeve zgjat 365 ditë (1 vit).

E gjithë kjo zonë, shumë shpejt do të ketë një pamje të re me banesa sipas standarteve europiane, njësi shërbimi dhe infrastrukturë bashkohore në funksion të banorëve.
Ky investim shumë shpejt do të pasohet me ndërtimin e 6 objekteve të tjera në po këtë zonë, në kuadër të bashkëpunimit me pushtetin vendor me qëllim mundësimin e strehimit për familjet në pamundësi financiare.

Foto Galeri

11984 Total Views 2 Views Today