Jurist në Drejtorinë e Përgjithshme të EKB-së

  • Lloji i kontratës: Kontratë e pacaktuar


    Titulli i pozicionit: Jurist
    Drejtoria/ Zyra: Drejtoria e Përgjithshme e EKB-së


    Venndodhja: Tiranë


    Periudha e njoftimit: 15 ditë (06.03.2017-21.03.2017 )


    Principet e Entit Kombëtar të Baneasve
    Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
    Informacion i Përgjithshëm
    Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë të Zhvillimit
    Urban dhe Turizmit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar
    me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 198, dt: 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të
    Banesave.
    Përgjegjësitë e vendit të punës
    1 Udhëheq dhe merr pjesë në proçesin e hartimit të dokumentacionit tip të proçedurave të
    prokurimeve të organizuara nga institucioni në bazë të urdhërit të prokurimit të nxjerrë nga
    titullari dhe i dërgon për botim në Agjencinë e Prokurimeve Publike.
  • 2 Ndjek dhe realizon në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të blerjeve të vogla të gjitha
    proçedurat që kanë të bëjnë me blerjet me vlerë të vogël për mallra, punë dhe shërbime, me
    qëllim plotësimin e nevojave të Drejtorisë së Përgjithshme të EKB-së.
    3 Harton dhe përgatit tipe të kontratave që kanë të bëjnë me prokurimet që kryen EKB.
    4 Ka për detyrë së bashku me anëtarët e tjerë të njësisë së prokurimit, si dhe anëtarët e komisionit
    të firmosë gjithë proçes-verbalet e punës së komisionit, si dhe të mbledhë e organizojë të gjithë
    dokumentacionin e tenderit. Me përfundimin e proçedurave të tenderit, sipas ligjeve dhe
    rregullave në fuqi ka për detyrë të dorëzojë dosjen në arshivën teknike të EKB-së.
    5 Bën evidentimin në vazhdimësi të akteve të reja në lidhje me EKB-në, të pasqyrura në
    përmbledhjet zyrtare të çdo viti kalendarik (nëse do të ketë të tilla) dhe merr masa për
    shpërdarjen e tyre në Drejtoritë përkatëse të EKB-së dhe në Drejtoritë e Degët Rajonale.
    Shqyrton kërkesat dhe ankesat e ardhura në Drejtori që kanë të bëjnë me prokurimet, konfliktet
    apo mosmarrëveshjet kontraktuale si dhe me kryerjen e të gjitha blerjeve nga institucioni
    Edukimi
    Arsim i lartë Jurist, sistem batchelor
    Kërkesa të vecanta
    Person me integritet të lartë profesional e moral.
    Të mos jet i dënuar më parë me vendim gjykate.
    Të jetë i komunikushëm dhe të punojë në ekip.
    Gjuhët e huaja
    Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërishtë njohja e një gjuhe të huaj.
    Dokumentet
    Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuar nga punëdhënësi dhe që janë
    dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës
    zyrtare (me protokoll).
    Aplikimi përmban:
    1. Kërkesë për aplikim
    2. Curriculum vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
  • 3. Kartë identiteti, Diplome e arsimit të lartë e noterizuar, dëshmi penaliteti, raport mjeko-
    ligjor
    4. Dëshmi kualifikuese
    Aplikimi i pa plotësuar sipas kërkesave nuk do të merret në konsideratë.
    Mënyra e vlerësimit
    Drejtori i Përgjithshëm i paraqet Këshillit Drejtues për shqyrtim dhe miratim kandidaturat që
    kanë aplikuar me dokumentacionin përkatës.
    Këshilli Drejtues përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Këshilli Drejtues mund
    të kërkojë të intervistojë kandidaturat.
    Me Vendim të Këshillit Drejtues, Drejtori i Përgjithshëm emëron në detyrë kandidaturën e
    përzgjedhur, me kontratë pune me afat të caktuar 3 (tre) mujor (kohë prove).
426 Total Views 2 Views Today