Kërkesë për ambient me qira

Afati i ofertave deri më datë 29 maj

Drejtoria e Përgjithshme e Entit Kombëtar të Banesave kërkon të marrë me qira godinë/objekt ndërtimor për ushtrimine veprimtarisë të Drejtorisë së Përgjithshme të EKB-së dhe të Degës Rajonale të EKB-së Tiranë, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:

  • Të jetë objekt ndërtimor me sipërfaqe jo më e vogël se 400 m², e domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë të Drejtorisë së Përgjithshme të E.K.B-së dhe të Degës Rajonale Tiranë.
  • Bazuar në funksionalitetet sipas specifikave të Drejtorisë së Përgjithshme të E.K.B-së dhe të Degës Rajonale Tiranë, kërkohet që objekti të ketë ambiente te pershtatshme per zyra dhe parkim automjetesh.
  • Objekti të jetë i hipotekuar dhe të ketë një planimetri të hartuar nga një inxhinier/subjekt i licensuar.
  • Vendndodhja e objektit të jetë në afërsi të zyrave ekzistuese të EKB-së.
  • Objekti të ketë ambiente që të përmbushin standartet e domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë të Drejtorisë së Përgjithshme të E.K.B-së dhe të Degës Rajonale Tiranë, (të jetë një ndërtesë lehtësisht e përshtatshme për 15 zyra për një personel prej 40 punonjësish dhe mundësi parkimi për jo më pak se 2 automjete).
  • Në objekt të jetë i siguruar furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike , të ketë sistem ngrohje, ftohje ventilim të instaluar si dhe rrjet kompjuterik i cili mundeson komunikimin e kompjuterave ne te gjitha zyrat.
  • Librezë që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike që ka subjekti.
  • Librezë që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të ujesjellesit , qe ka subjekti.
  • Objekti të jetë i paisur me kamera sigurie dhe/ ose sistem alarmi.
  • Afati për dërgimin e ofertave për ambient me qira skadon më datë 29 maj.

 

728 Total Views 2 Views Today