Konkurs me studentë dhe arkitektë të rinj për banesa sociale dhe ekologjike

Konkursi i projektimit

Rritja e efiçiencës së energjisë në banesa, është një ndër risitë e Entit Kombëtar të Banesave në dy vitet e fundit.

Në mënyrë aktive këta dy vjet kemi promovuar zgjerimin e efiçiencës së energjisë në ndërtimin e banesave të reja dhe kemi ndërgjegjësuar aktorë të ndryshëm. Konkursi i projektimit me temë “Banesë Sociale dhe Ekolgjike me Efiçiencë Energjie” është hapi i radhës në këtë rrugëtim.

EKB inicioi dhe organizoi këtë konkurs të hapur dhe anonim, për studentë e arkitektë të rinj, në kuadër të projektit të mbështetur nga PNUD dhe me sponsorizim nga Raiffeisen Bank. Shprehja e interest ishte relativisht e lartë, por në fund të procesit gjashtë grupe studentësh arritën të dorëzojnë projekte. Arsyeja për numrin e kufizuar të projekteve të dorëzuara dëshmon për vështirësinë e temës dhe impenjimin për realizimin e një produkti tepër konkret. Për këtë ne vlerësojmë impenjimin e tyre maksimal, ç’ka reflektohet në cilësinë e projekteve të dorëzuara. Juria do të përfundojë procesin e vlerësimit brenda datës 04.03.2016.

Interesante është larmia e pjesëmarrësve: Paraqitën interes 27 studentë të grupuar në 15 skuadra, nga të cilët 63% vijnë nga shkolla shqiptare, kryesisht Universiteti Publik; 22% nga shkolla italiane të Firences, Milanos, Torinos, Barit dhe 15% nga Kosova. Nga këta, ata të cilët vazhduan konkurimin ishin 6 grupe me gjithsej 11 studentë, të cilët vijnë nga Universiteti i Firences, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Barit dhe ai i Torinos. Mosha mesatare e pjesëmarrësve është 25,7 vjeç.

Propozimet e paraqitura sjellin një frymë të re në mënyrën e projektimit. Në qendër të vëmendjes përveç aspektit të strehimit, sillet cilësia e jetesës dhe komforti në banesa, të cilat janë lidhur ngushtë me konsumin energjitik. Efiçienca e energjisë në këto ndërtesa është arritur nga projektimi i kujdesshëm në shkallë urbane dhe arkitektonike; që nga sistemet pasive diellore deri te përdorimi i materialeve ekologjike.

Vihet re një përgatitje mjaft e mirë e arkitektëve të rinj në këtë fushë, duke pasqyruar kujdesin e madhë që i është dhënë projektimit ambiental në kurikulat universitare gjatë viteve të fundit. Është pikërisht ky brez projektuesish, që pritet të ofrojë një qasje të re me frymë bashkëkohore në arkitekturën shqiptare. Ky brez projektuesish me propozimet e paraqitura sfidojnë profesionistët e sotëm, të cilët gjenden të papërgatitur për t’u përballur me sfidat e zhvillimit të arkitekturës.

Të rejat e prezantuara

Si vlera të shtuara në këtë konkurs projektimi mund të përmendim:

  • Teknologji alternative ndërtimi me performance të lartë energjitike.
  • Shfrytëzimi i energjisë diellore në mënyrë passive dhe aktive.
  • Materialet e riciklueshme dhe me aftësi termoizoluese.
  • Sistemet e mbledhjes dhe ripërdorimit të ujrave të shiut.
  • Skemat e ventilimit natyral.

Mendojmë që ky konkurs ka arritur qëllimin dhe pritshmëritë në qasjet inovative, duke hedhur hapa të tjerë drejt arkitekturës së qëndrueshme.

 

Komisioni

Komisioni i vlerësimit përbëhet nga:

  • Ledia Toto – Arkitekte, Drejtore e Agjencisë së Zhvillimit Urban, MZU – Kryetare
  • Mirela Kamberi – Renewable Energy expert, Team Leader, UNDP Climate Change Programme – Anëtare
  • Gjergji Islami – Arkitekt, Zv/Dekan Fakuteti i Arkitekturës UPT – Anëtar
  • Ledian Bregasi – Arkitekt, Lektor në Universitetin POLIS dhe Kryetar i Shoqatës së Arkitektëve dhe Urbanistëve Shqiptar (AUA) – Anëtar
  • Darien Mero – Arkitekt, Enti Kombëtar i Banesave – Anëtar

Projektet konkuruese do të jenë pjesë e një ekspozite të lëvizshme. Ekspozita do të hapë siparin e saj në ambientet universitare të Fakultetit të Arkitekturës UPT, ku do të bëhet dhe shpallja e fituesit dhe ndarja e çmimeve. Pjesë integrale e kësaj ekspozite do të jenë edhe leksionet e hapura mbi projektimin arkitektonik me efiçiencë energjie. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në ambientet e FA UPT për 10 ditë, për tu spostuar më pas në ambiente të tjera si në universitetin Polis, Epoka etj, por edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Programi i aktivitetit

Programi i çeljes së ekspozitës dhe ndarjes së çmimeve

Të nderuar anëtarë të jurisë!
Fillimisht ju falenderoj që patët kohën dhe durimin për të bërë vlerësimin e punëve të konkursit të studentëve.
Në vijim, këtu më poshtë po ju nis programin e aktivitetit të ditës së nesërme.
Pjesëmarrja juaj është e një rëndësie të veçantë, kështu që lutem sigurohuni të jeni present!
Programi i çeljes së ekspozitës dhe ndarjes së çmimeve
Data:                                                   11/03/2016
Vendi:                                                 Holli i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Fakulteti i   Arkitektures
Orari:                                                 11:00 – 11:10
 
Çelja: Znj.Doris Andoni
11:10 – 12:00 Prezantimi i punimeve nga studentët (studentet janë prezent, por për të racionuar kohën i është kërkuar prezantimi i regjistruar më parë me video. Një lidhje Skype do të jetë e disponueshme për ata studentë që e kanë të pamundur prezencën fizike)
 
12:00 – 12:40
Fjala e  Znj.Gjermeni, Znj.Toto, Z.Maliqari, UNDP, (RfB)
 
12:40 – 13:00
Ndarja e çmimeve
 
13:00 – 14:00
Bufe dhe bisedë e lirë

 

small_logo_e_mzhut_e_re_high_res GENTI_12copy fau

undp

RaiffeisenBankLogo

 

9518 Total Views 2 Views Today