Shiten mjedise shërbimi në Kavajë

19.04.2016

Enti Kombëtar i Banesave ofron për shitje 3 njësi shërbimi, të ndodhura në katin përdhe të godinës së banimi me 8 kate me 35 apartamente në zonën e ish-Rezervave të Shtetit. Pozicioni i favorshëm në raport me rrugën dhe vendndodhja në një zonë urbanistike në zhvillim e sipër, janë dy avantazhe për zhvillimin e çdo lloj aktiviteti. Vlera fillestare e ankandit është 37.100 (tridhjetë e shtatë mijë e njëqind) lekë/m² me TVSH ose 30.917(tridhjetë mijë e nëntëqind e shtatëmbëdhjetë) lekë pa TVSH. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje datë 22.05.2018, ora 11:00.

Njësi Shërbimi

Siperfaqet

Lokali Sip.shfrytezimi në m2
Njesia 2   71,55 m2
Njesia 3   41,47 m2
Njesia 4   77,44 m2

Totali i sip.te lokaleve ne k.perdhe 343,77 m2

Autoriteti shitës

(Adresa:) Enti Kombëtar i Banesave, “Rruga e Kavajës”, ndërtesa nr.80, hyrja 1, kati 5 (ish shtëpia botuese “Naim Frashëri”), Tiranë, Tel; 042 230 996, 042 227 796, Tel fax, 042 234 978

Arkitektura

Banesë tip 83/5, 8 kate është e thjeshtë, një arkitekture banimi me nje fasadë me suva dhe bojë plastike. Banesa është e paisur me ashensor.
Kati përdhe është një kat me3 njësi shërbimi, për të cilin, punimet e rifinitures si shtresa, suvatime e bojatisje, dyer e dritare janë kryer me cilesi.
Dyshemeja e katit përdhe është e hidroizoluar me dy shtresa guajn dhe e shtruar me pllaka qeramike cilesi e pare.
Eshte realizuar rrjeti rrufeprites, togezimi eshte bere me hekur L50*50*5mm
Për katin përdhe lokal sherbimi jane realizuar hyrjet e daljet me rampa te veçanta .
Shkallët janë veshur me pllaka mermeri.

3327 Total Views 2 Views Today