Për të pastrehët “ish-pronë private”

Lista e qytetarëve të pastrehë

Lista e qytetarëve të pastrehë në ish pronë private, përfitues të kredisë me 0% interes për vitin 2014-2015-2016

Viti 2014             Viti 2015           Viti 2016 

Dokumentacioni për qiramarrësit

Dokumentacioni për qiramarrësit në ish pronë private

Për të gjithë qytetarët e përfshirë në listat e të pastrehëve miratuar me Vendime të Këshillëvë Bashkiakë, duhet të plotësojnë këto dokumente:

  1. Vërtetim negativ nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes, sipas certifikatës të gjendjes familjare të datës 01.12.1992, nuk figuron banesë e regjistruar ose në proces regjistrimi;

a/a. Asnjë anëtar i familjes që përfiton kredi të lehtësuar, të mos jetë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar, si biznes i madh;

  1. Vërtetimin për përfitimin e statusit “banor në ish pronë private”, miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak, përpara vitit 2006;
  2. Certifikatën e gjendjes familjare të datës 01 Dhjetor 1992 dhe atë aktuale;
  3. Adresën e banesës së/dhe emrin e pronarit të banesës.

Qytetarët, të cilët nuk janë përfshirë në listat e dërguara nga bashkitë përkatëse e respektivisht duhet të depozitojnë pranë zyrave përkatëse të EKB-se dokumentacionin shtesë të mëposhtëm:

  1. Kopje të kontratës së qiramarrjes, (me ish Ndërmarrjen Komunale Banesa) /ose/ Autorizim apo Vendim të lëshuar nga ish Komiteti Ekzekutiv (origjinale ose të noterizuara)/ ose Akti i dhënies dhe marrjes në dorëzim të banesave shtetërore/ apo cdo dokument tjetër të shërbyer zyrtarisht nga ish komunale banesa, që vërteton lidhjen mes banesës së kthyer pronarit dhe qiramarrësit.
  2. Vendimi i kthimit të pronës nga Komisioni i Kthimit të Pronave pronarit të ligjshëm (origjinale ose të noterizuar) /ose/ Vendim gjykate, në të cilin vërtetohet se prona i është kthyer pronarit të ligjshëm /ose/ dokument të lëshuar nga ish N.K.Banesa për kalim prone në favor të pronarëve /ose/ certifikatë apo vërtetim pronësie në favor të pronarit (origjinale ose e noterizuar) /ose Urdhër Ekzekutimi, të lëshuar nga Gjykata e Rrethit për lirimin e banesës pronarit të ligjshëm, në zbatim të Aktit Normativ nr.3.

Dokumentacioni për pronarët

Dokumentacioni për pronarët

Dokumentacioni që duhet të plotësojnë pronarët për lirimin e banesës nga qiramarrësi

  1. Kërkesën për Njoftin, të cilët mund ta gjeni në faqen EKB-sëShkarkoni Formularin
  2. Certifikatën e pronësisë
  3. Vendimin e Komisionit të Kthimit të Pronave
  4. Vërtetim nga Njësia Bashkiake, që qirammarësi është banor i asaj zone
  5. Prokurë e posaçme ose kartë identiteti
LISTAT E QYTETARËVE TË PASTREHË NË ISH PRONË PRIVATE, TË DËRGUAR PRANË BKT PËR TË PËRFITUAR KREDI ME INTERES 0%.

LISTAT E QYTETARËVE TË PASTREHË NË ISH PRONË PRIVATE, TË DËRGUAR PRANË BKT PËR TË PËRFITUAR KREDI ME INTERES 0%.

 


Në përputhje me Aktin Normativ Nr 3 date 01.08.2012 për lirimin e banesave të ish-pronarëve, Enti Kombëtar i Banesave, dorëzoi pranë Bankës Kombëtare Tregtare listën e të gjithë personave që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve dhe që përfitojnë kredi me interes 0 % (zero) për një afat deri në 30 vjet për të zgjidhur problemin e strehimit të tyre dhe për të liruar ambientet ku banojnë aktualisht.

Nga ky moment, të gjithë personat që gëzojnë statusin e të pastrehut dhe që banojnë në shtëpi të ish-pronarëve, duhet të aplikojnë pranë kësaj banke, për të përfituar kredinë për strehim.

Në përputhje me Aktin Normativ Nr 3 date 01.08.2012, ata duhet që brenda datës 1 nëntor 2012, të përfundojnë procedurat e kredisë, të zgjidhin përfundimisht problemin e strehimit dhe të lirojnë banesat e ish- pronarëve.

Ftojmë të gjithë pronarët që ende nuk disponojnë pronën e tyre që të mbikqyrin këtë proces dhe, nëse brenda datës 1 nëntor 2012, shtëpitë e tyre nuk janë liruar, të bëjnë njoftimin përkatës pranë Entit Kombëtar të Banesave që, në përputhje me autorizimin që Akti Normativ i jep këtij institucioni (EKB), të bëjë verifikimin respektiv dhe t’i drejtohet gjykatës për lëshimin e Urdhërit të Ekzekutimit për lirimin e banesës.

Lista e personave që banojnë në shtëpitë e ish – pronarëve do publikohet në faqen zyrtare të MPPT-së dhe Entit Kombëtar të Banesave.

Më poshtë po japim listat e familjeve të ndara sipas rretheve, me statusin ish prone private, që do të trajtohen me kredi për strehim, bazuar në Aktin Normativ Nr 3 datë 01/08/2012:

 

VLORЁ.pdf TIRANЁ.pdf POGRADEC.pdf BILISHT.pdf
KORCЁ.pdf KAVAJЁ.pdf SHIJAK.pdf DURRЁS.pdf
GJIROKASTЁR.pdf DELVINЁ.pdf SARANDЁ.pdf PЁRMET.pdf
FIER.pdf ROSKOVEC.pdf BALLSH.pdf SHKODЁR.pdf
ELBASAN.pdf PEQIN.pdf LIBRAZHD.pdf PESHKOPI.pdf
RRЁSHEN.pdf KUCOVЁ.pdf COROVODЁ.pdf BERAT.pdf

Të gjithë qytetarët që janë pjesë e këtyre listave të paraqiten pranë zyrave të Entit Kombëtar të Banesave për të plotësuar dokumentacionin e mëposhtëm:

 

          • Çertifikatë të gjëndjes familjare, të vitit 1992 dhe aktuale,

 

 

 

          • Vërtetim negativ nga Z.R.P.P-ja që në emër të kryefamiljarit dhe anëtareve të tjere të familjes ( të çertifikatës së 1992 ) nuk figuron pronë e regjistruar apo në proçes rregjistrimi,

 

 

 

          • Vërtetim që asnjë anëtar i familjes të mos jetë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar.

 

 

 

          • Vërtetim i statusit të të pastrehut në ish pronë private.

 

 

 

          • Adresën e banesës dhe emrin e pronarit

Ndërkohë që qytetarët e tjere, të cilët nuk janë në listat e miratuara me VKB( në listat e mësipërme), përveç dokumentacionit të mësipërm duhet të paraqesin pranë EKB-së edhe:

 

          • Kontratën e qerasë me ish Komunalen e Banesave,/ose/ Autorizimin apo Vendim të lëshuar nga Ish Komiteti Ekzekutiv (origjinale ose të noterizuara).

dhe

 

          • Dokument të lëshuar nga ish N.K. Banesave për kalim prone në favor të pronarëve ;/ose/ Vendim i kthimit të prones nga Komisioni i Kthimit të Pronave, pronarit te ligjshem;/ose/ Vendim Gjykate për kthim pronë pronarit të ligjshem (origjinale ose të noterizuara).

GJITHASHTU MЁ POSHTЁ PO JAPIM DHE LISTAT E FAMILJEVE TЁ DЁRGUARA NЁ BKT NGA FILLIMI I KETIJ PROCESI KORRIK 2009 DERI NЁ DATEN 01.11.2013.

download2 TIRANЁ download2  VLORЁ download2 SHKODЁR download2  POGRADEC
download2  KORCЁ download2  LIBOHOVЁ download2  PЁRMET download2  GJIROKASTЁR
download2  DELVINЁ download2  SARANDЁ download2  KЁLCYRЁ download2  FIER
download2  ROSKOVEC download2  LIBRAZHD download2  ELBASAN download2  PEQIN
download2  SHIJAK download2  KAVAJЁ download2  DURRЁS download2  PESHKOPI
download2  RRЁSHEN download2  BURREL download2  URA-VAJGURORE download2  KUCOVЁ
download2  BERAT download2  POLICAN download2  KRUJЁ download2  BALLSH
download2  COROVODЁ download2  HIMARЁ

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LISTA E EMRAVE TЁ QYTETARЁVE TЁ DЁRGUAR NЁ BKT NGA PAS 01.11.2012 DERI 01.11.2013

 

3874 Total Views 2 Views Today