Profili EKB

Profili EKB

 


•    Emërtimi dhe Selia.

o    ENTI KOMBËTAR I BANESAVE, shkurtimi – “EKB”
o    Selia qëndrore: “Drejtoria e Përgjithshme EKB”
o    Adresa: Rr. Sulejman Delvina, Tiranë.
o    Faqja elektronike zyrtare: www.ekb.gov.al
o    E-mail: info@ekb.gov.al
o    Tel: 00355 42 227 – 796

•    Statusi

•    Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetfinancim, në varësi të Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 198, dt. 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

•    Misioni dhe Objekti i Veprimtarisë

o   Të financojë dhe te trajtojë nevojat për strehim
o   Të jetë faktori kryesor për realizimin e programeve mbi politikat e strehimit
o    Financimi
o    Ndërtimi
o    Administrimi
o    Qiradhënia dhe shitja e banesave në kushtet e tregut të lirë dhe në mbështetje të politikave të strehimit.
o    Aktivitetet e tjera në lidhje me politikat e strehimit bëhen me marveshje të veçantë.
o    Enti mund të marrë pjesë në aktivitete të përbashkëta me njësitë e qeverisjes vendore në zbatimin e politikave të strehimit.
•    Mbështetja ligjore

o    Ligji nr. 7582, dt. 13.07.1992, “Për ndërmarrjet Shtetërore”.
o   VKM nr. 198, dt. 04.05.1993, “Për Krijimin E Entit Kombëtar Të Banesave”.
o    Ligji nr. 7961, dt. 12.07.1995, “ Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”.
o    Ligji nr. 10296, dt. 08.07.2010, “Për Menaxhimin dhe Kontrollin Financiar”.
o    Ligji nr. 9643, dt. 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”
o    Statuti i Entit Kombëtar të Banesave.
o    Vendimet e Këshillit Drejtues të Entit Kombëtar të Banesave.
o    Urdhërat, Udhëzimet dhe Rregullorja e Brëndëshme të nxjerra nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.

•    Burime e Financimit

o    Të ardhurat që i caktohen EKB-së nga Buxheti Shtetëror dhe Lokal.
o    Të ardhurat nga huat dhe kreditë e Institucioneve Financiare vendase dhe të huaja.
o    Të ardhura nga donatorët vendas dhe të huaj.
o    Të ardhura të realizuara nga investimi i fondeve të vetë EKB-së.
o    Të ardhura të realizuara nga privatizimi i banesave shtetërore.
o    Të ardhura nga shitja e banesave.
o    Të ardhura të tjera nga pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që mund të sigurojë EKB.

•    Struktura Organizative e EKB-së, Organizimi dhe Organet Drejtuese.

o    EKB është organizuar në Drejtori të Përgjithshme, në Drejtori dhe Degë Rajonale të varura nga Drejtoria e Përgjithshme.
o    Organet Drejtuese
o    Këshilli Drejtues
o    Drejtori i Përgjithshëm
o    Drejtoritë dhe Degët Rajonale janë 12 ( 8 Drejtori dhe 4 Degë), të cilat janë të krijuara në bazë qarku dhe kanë zyrat përkatëse për ushtrimin e veprimtarisë së tyre dhe përfshinë disa zona që administrohen nga Bashki dhe Komuna.

•    Shtrirja e Veprimtarisë, Territori

o    EKB zhvillon veprimtari në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet:
o    Drejtorisë së Përgjithshme,  Tiranë
o    Drejtoritë Rajonale:
o    Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Gjirokastër. Korçë.
o    Degët Rajonale:
o    Kukës, Dibër, Lezhë, Berat.

•    Objektivi kryesor i vitit 2014

Investime për ndërtimin e apartamenteve të banimit në ndihmë të qytetarëve në nevojë, sipas listave e të pastrehëve të Këshilleve Bashkiake, në Bashkitë : Fier, Lushnje, Berat, Elbasan, Korçë, Lezhë.

5260 Total Views 2 Views Today