Drejtori i Përgjithshëm

  • PDF

75th session Doris2 cropped2

Doris Andoni ka lindur në Tiranë, më 19 Korrik 1961. Ajo është e martuar dhe ka dy djem.

Znj. Andoni, prej vitit 2000, ka fituar titullin "Master e Shkencave" në Menaxhimin e Strehimit Urban nga Universiteti i Erasmusit në Holandë në bashkëpunim me Universitetin e Lundit në Suedi. Zonja Andoni ka një sërë specializimesh të tjera në fushën e planifikimit urban, strehimit dhe menaxhimit të projekteve nga institucione prestigjoze si: Universiteti La Sapienza, në Romë; Instituti i Strehimit pranë Universitetit të Harvardit, Universiteti Teknik i Stambollit, etj. Ajo ka studiuar Arkitekturë dhe Planifikim Urban në Universitetin e Tiranës dhe është diplomuar në vitin 1985.

Zonja Andoni e ka filluar karierën e saj si arkitekte pranë Institutit të Projektimeve dhe Studimeve Nr. 1 për t’iu dedikuar më pas karierës në administratën publike, ku ajo punoi për 17 vjet. Gjatë periudhës 2001 – 2012 ajo drejtoi Drejtorinë e Politikave të Strehimit, pranë Ministrisë së Punëve Publike, ku ndërmorri një sërë reformash për ristrukturimin e legjislacionit të strehimit si dhe inicioi disa projekte. Që nga muaji Gusht i vitit 2012 ajo ka punuar si eksperte strehimi (Senior Housing Expert), pranë Njësisë së Strehimit dhe Menaxhimit të Tokës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Zonja Andoni ka përfaqësuar Shqipërinë në Komitetin e Strehimit dhe Menaxhimit të Tokës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë për 10 vjet dhe ka drejtuar këtë Komitet gjatë periudhës 2006 – 2009. Zonja Andoni është pedagoge e jashtme pranë Universitetit Polis, ku jep lëndën e strehimit urban. Ajo zotëron gjuhën Angleze dhe Italiane si dhe njeh mjaftueshëm gjuhën Frënge.

Last Updated on Thursday, 23 October 2014 06:57

KRYEMINISTRIA LOGOministria-zhvillimit-urban-turizmit4logo minfin3