Sektori Auditit

05.02.2018

Znj.Mimoza Muçollari

Sektori i Auditimit

Email: mimoza.mucollari@ekb.gov.al

Nr.tel:

Misioni:

Sektori i Auditimit realizon veprimtarinë e auditimit në Drejtorinë e Përgjithshme të EKB-së, si dhe në degët rajonale.

Funskionet:

  1. Harton planet vjetore dhe strategjike për veprimtarinë e auditimit të EKB-së, të cilat miratohen nga Këshilli Drejtues i Entit Kombëtar të Banesave. Në hartimin e tyre bazohet në Ligjin nr.114 datë 22.10.2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik” dhe Manualin e Auditimit të Brendshëm”, miratuar me Urdhrin nr.100 të Ministrit të Financave datë 25.10 2016. Përgatit analiza të punës, vjetore, 6 mujore, 3 mujore dhe informacione të tjera kur kërkohen nga Këshilli Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm.
  2. Përgatit raportet periodike (6 mujore), dhe vjetore, si dhe evidencat përkatëse për periudhën raportuese, të kërkuara nga Drejtoria e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Financave në zbatim të Manualit të Auditimit.
  3. Merr pjesë në auditime, përgatit programet e punës në përputhje me programin vjetor (programe të kombinuara, të përputhshmërisë, performancës etj.), përpilon praktikën dokumentare për objektin e audituar sipas ligjit nr. 114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik” dhe Manualin e Auditimit të Brendshëm.

 

Struktura

Sektori i Auditimit (1+2)

  • Përgjegjës i sektorit
  • Auditues
  • Auditues
112 Total Views 10 Views Today