Sektori i Prokurimeve

05.02.2018

Znj.Lindita Gjergji

Sektori i Prokurimeve

Email: lindita.gjergji@ekb.gov.al

Nr tel:

Misioni

Sektori i Prokurimeve është përgjegjës për koordinimin, mbarëvajtjen, ndjekjen dhe realizimin e procedurave të prokurimit publik, në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Funksionet:

  1. Siguron të dhënat e nevojshme nëpërmjet Programit Ekonomik të miratuar dhe kërkesave të strukturave përkatëse në institucion dhe së bashku me anëtarët e tjerë të njësisë së prokurimit, përgatit regjistrin e parashikimit dhe regjistrin e realizimit të procedurave të prokurimit publik.

 

  1. Përgatit projekt-preventivin dhe specifikimet teknike në rast prokurimi të një objekti tip të miratuar.

 

  1. Përzgjedh llojin e procedurës së prokurimit (dhe justifikimin argumentues kur është rasti).

 

  1. Përllogarit fondin limit, në rastet kur kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme.

 

  1. Harton urdhrin e prokurimit.

 

  1. Përgatit dokumentet e tenderit dhe mbledh të gjitha materialet e nevojshme që u bashkëlidhen atyre, përfshirë hartimin e kritereve të veçanta për kualifikim dhe specifikimet teknike, në rastet kur kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme.

 

  1. Harton dhe dërgon njoftimet për publikim, brenda afateve kohore të procedurave të prokurimit në Agjencinë e Prokurimit Publik, në zbatim të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar, “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.

 

  1. Administron të gjitha procesverbalet për dokumentet e tenderit dhe çdo dokument tjetër, që lidhet me procedurat e përcaktimit të fituesit, duke përfshirë dhe procesverbalet e mbledhjeve.
  2. Realizon në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të blerjeve të vogla të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me blerjet me vlerë të vogël për mallra, punë dhe shërbime, me qëllim plotësimin e nevojave të institucionit.

 

  1. Me përfundimin e procedurave të tenderit, sipas ligjeve dhe rregullave në fuqi dorëzon dosjen në arkivin e EKB-së.

 

  1. Shqyrton kërkesat dhe ankesat e ardhura në EKB, që kanë të bëjnë me prokurimet.

 

Struktura:

Sektori i Prokurimit (1+2)

– Përgjegjësi i sektorit të prokurimit

– Specialist i prokurimeve

– Specialist i prokurimeve

 

324 Total Views 2 Views Today