Shiten mjedise shërbimi në Fier

19.04.2016

Në shitje 6 njësi shërbimi në objektin e banimit 8 katësh me 35 apartamente në Lagjen “16 Prilli”, Rruga “Kujtim Majaci”. Ekzistenca e lokaleve në katin përdhe ka përcaktuar vijën e ndërtimit dhe e ka bërë më urbane pjesën e rrugës duke i dhënë një dimension tregtar që është mjaft i nevojshëm për zonën. Vlera fillestare e ankandit është 32.667 (tridhjetë e dy mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë/m² pa TVSH ose 39.200 (tridhjetë e nëntë mijë e dyqind) lekë/m² me TVSH. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje datë 23.05.2018, ora 11:00.

Njësi Shërbimi

Siperfaqet

Lokali Sip.shfrytezimi në m2

Njesia 1                           67,34                                     

Njesia 2                           74,77                                      

Njesia 3                           47,59                                       

Njesia 4                           78,08                                      

Njesia 5                           41,66                                      

Njesia 6                           51,55                                   

Totali i sip.te lokaleve ne k.perdhe 360,99 m2

Autoriteti shitës

Vendi i zhvillimit të ankandit: (Adresa:) Enti Kombëtar i Banesave, “Rruga e Kavajës”, ndërtesa nr.80, hyrja 1, kati 5 (ish shtëpia botuese “Naim Frashëri”), Tiranë, Tel; 042 230 996, 042 227 796, Tel fax, 042 234 978

Arkitektura

Arkitektura e objektit Banesë tip 83/5 8 kate është e thjeshtë, një arkitekture banimi me nje fasadë  me  suva  dhe bojë plastike. Banesa është e paisur me ashensor.

Kati  përdhe është projektuar  me 6 njësi shërbimi,  punimet kanë përfunduar plotesisht.Jane perfunduar te gjitha punimet e rifinitures,si shtresat, suvatimet dhe bojatisja, dyer ,vetrata,eshte kompletuar edhe ambienti i tualetit me paisjet hidro sanitare.Punimet e kryera jane te nje cilesie te mire.

Dyshemeja  e katit përdhe është  e hidroizoluar me dy shtresa guajn dhe e shtruar me pllaka qeramike cilesi e pare.

Eshte realizuar rrjeti rrufeprites, togezimi .

Për katin përdhe lokal sherbimi jane realizuar hyrjet e daljet  me rampa te veçanta .

Shkallët janë veshur me pllaka mermeri.

2910 Total Views 2 Views Today