“Specialist” në Degën Rajonale EKB Shkodër

28.03.2017

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar 1 (një) vit.


Titulli i pozicionit: Specialist


Drejtoria/Dega: Dega Rajonale EKB Shkodër


Vendndodhja: Qyteti Shkodër


Periudha e njoftimit: 15 ditë (28.03.2017-13.04.2017)


Principet e Entit Kombëtar të Baneasve

 Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

Informacion i përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

Përgjegjësitë e vendit të punës

Specialisti pranë Degës Rajonale ka një varësi direkte dhe raporton te Drejtori i Degës Rajonale.

Specialisti ka këto përgjegjësi:

  1. Ndjek kreditorët e parregullt (debitorët) dhe evidenton  qytetarët që nuk kanë lidhur kontrata dhe arsyet e moslidhjes së tyre.
  1. Ndjek lidhjen e kontratave të shitjes dhe afatet e tyre.
  2. Ndjek likujdimin e kësteve të kredisë.
  3. Administron dosjen për çdo klient (shitjet e banesave me kontratë) dhe shitjet me kredi për klientët e tjerë,duke moslejuar asnjë klientë debitorë të padokumentuar.
  4. Përfaqëson Degën Rajonale të EKB Shkodër në proceset gjyqësore në lidhje me klientët debitorë.
  5. Zbaton çdo detyrë të ngarkuar nga Drejtori i Degës për mbarëvajtjen e veprimtarisë së Degës, brenda profilit arsimor dhe bazës ligjore.

Edukimi

Arsim i lartë “Ekonomist”, “Jurist”.

Përparësi kanë aplikantët me profilin arsimor “Ekonomist”

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

Kërkesë për aplikim.

  1. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularindownload2  Ploteso Curriculum Vitae).
  2. Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
  3. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
  4. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
  5. Kartë identiteti,
  6. Çertifikatë famljare
  7. Dëshmi penaliteti,
  8. Raport mjeko-ligjor.
  9. Dëshmi kualifikuese.
  10. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse të Institucionit, Drejtori i Degës ku lind vendi vakant, dhe anëtari i tretë caktohet rast pas rasti, një Drejtor Drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme,  sipas profilit arsimor të kërkuar.

Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë.

Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

 

 

500 Total Views 2 Views Today