Specialist në Degën Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave Lezhë

11.04.2017

Lloji i kontratës: Kontratë e pacaktuar


Titulli i pozicionit: Specialist


Dega/ Zyra: Dega Rajonale EKB Lezhë


Venndodhja: Lezhë


Periudha e njoftimit: 15 ditë   (11.04.2017 – 26.04.2017)


 

Principet e Entit Kombëtar të Baneasve

Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

 

Informacion i Përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 198, dt: 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave.

 

Përgjegjësitë e vendit të punës

Specialisti pranë Degës Rajonale ka një varësi direkte dhe raporton te Drejtori i Degës Rajonale.

Specialisti ka këto përgjegjësi:

  1. Ndjek kreditorët e parregullt (debitorët) dhe evidenton  qytetarët që nuk kanë lidhur kontrata dhe arsyet e moslidhjes së tyre.
  1. Ndjek lidhjen e kontratave të shitjes dhe afatet e tyre.
  2. Ndjek likujdimin e kësteve të kredisë.
  3. Administron dosjen për çdo klient (shitjet e banesave me kontratë) dhe shitjet me kredi për  klientët e tjerë,duke moslejuar asnjë klientë debitorë të padokumentuar.
  4. Përfaqëson Degën Rajonale të EKB-së përkatëse, në proceset gjyqësore në lidhje me klientët debitorë.
  5. Zbaton çdo detyrë të ngarkuar nga Drejtori i Degës për mbarëvajtjen e veprimtarisë së Degës, brenda profilit arsimor dhe bazës ligjore.

 

Arsim i lartë:

Jurist, Ekonomist.

Përparësi kanë aplikantët me profil arsimor “Jurist”.

 

Eksperienca në punë

  1. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite

 

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

 

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuar nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

Kërkesë për aplikim.

 

  • Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
  • Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin  download2Ploteso Curriculum Vitae).
  • Listë notash (fotokopje e noterizuar)
  • Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
  • Kartë identiteti,
  • Çertifikatë famljare
  • Dëshmi penaliteti,
  • Raport mjeko-ligjor.
  • Dëshmi kualifikuese.
  • Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

 

 

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, ku njëri është Drejtori i Drejtorisë ku është vendi vakant, një është Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse dhe i treti zgjidhet sipas rastit. Komisioni shqyrton kandidaturat sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatëshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë.

Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

 

 

696 Total Views 2 Views Today