Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të EKB-së

09.03.2017

Lloji i kontratës: Kontratë e pacaktuar


Titulli i pozicionit: Specialist Ekonomist


Drejtoria/ Zyra: Drejtoria e Përgjithshme e EKB-së


Venndodhja: Tiranë


Periudha e njoftimit: 15 ditë (09.03.2017 – 23.03.2017)


 

 

Principet e Entit Kombëtar të Baneasve

 Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

 

Informacion i Përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 198, dt: 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave.

 

Përgjegjësitë e vendit të punës

  1. Udhëheq dhe merr pjesë në proçesin e hartimit të dokumentacionit tip të proçedurave të prokurimeve të organizuara nga institucioni në bazë të urdhërit të prokurimit të nxjerrë nga titullari dhe i dërgon për botim në Agjencinë e Prokurimeve Publike.
  2. Ndjek dhe realizon në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të blerjeve të vogla të gjitha proçedurat që kanë të bëjnë me blerjet me vlerë të vogël për mallra, punë dhe shërbime, me qëllim plotësimin e nevojave të Drejtorisë së Përgjithshme të EKB-së.
  3. Harton dhe përgatit tipe të kontratave që kanë të bëjnë me prokurimet që kryen EKB.
  4. Ka për detyrë së bashku me anëtarët e tjerë të njësisë së prokurimit, si dhe anëtarët e komisionit të firmosë gjithë proçes-verbalet e punës së komisionit, si dhe të mbledhë e organizojë të gjithë dokumentacionin e tenderit. Me përfundimin e proçedurave të tenderit, sipas ligjeve dhe rregullave në fuqi ka për detyrë të dorëzojë dosjen në arshivën teknike të EKB-së.
  5. Bën evidentimin në vazhdimësi të akteve të reja në lidhje me EKB-në, të pasqyrura në përmbledhjet zyrtare të çdo viti kalendarik (nëse do të ketë të tilla) dhe merr masa për shpërdarjen e tyre në Drejtoritë përkatëse të EKB-së dhe në Drejtoritë e Degët Rajonale.

Shqyrton kërkesat dhe ankesat e ardhura në Drejtori që kanë të bëjnë me prokurimet, konfliktet apo mosmarrëveshjet kontraktuale si dhe me kryerjen e të gjitha blerjeve nga institucioni

Edukimi

Arsim i lartë Ekonomist, sistem bachelor plus master ose i integruar

Eksperienca në punë

Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite.

Kërkesa të vecanta

Person me integritet të lartë profesional e moral.

Të mos jet i dënuar më parë me vendim gjykate.

Të jetë i komunikushëm dhe të punojë në ekip.

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërishtë njohja e një gjuhe të huaj.

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuar nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

  1. Kërkesë për aplikim
  2. Curriculum vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin download2 Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Kartë identiteti, Diplome e arsimit të lartë e noterizuar, dëshmi penaliteti, raport mjeko-ligjor
  4. Dëshmi kualifikuese

Aplikimi i pa plotësuar sipas kërkesave nuk do të merret në konsideratë.

 

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, ku njëri është Drejtori i Drejtorisë ku është vendi vakant, një është Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse dhe i treti zgjidhet sipas rastit. Komisioni shqyrton kandidaturat sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatëshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë.

Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

 

 

500 Total Views 2 Views Today