Workshop: Efiçenca energjisë në strehim për një zhvillim të qëndrueshëm

 

Workshop: Efiçenca energjisë në strehim për një zhvillim të qëndrueshëm

 


Seminari: Efiçenca e energjisë në strehim për një zhvillim të qëndrueshëm

Tiranë 7 – 8  Korrik, 2014, Hotel Rogner, Salla Apollonia

Background

Investimi në eficencën e energjisë në banesa përbën një kontribut të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm në të tre komponentët e tij: në zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor. Investimet për rritjen e eficencës energjetike të banesave ekzistuese dhe ndërtimi i banesave të reja me teknologji dhe materiale që kursejnë energji, krijojnë vende pune dhe i japin shtysë ekonomisë. Për shembull, në Gjermani, çdo euro e investuar për efiçencën e energjisë në ndërtesa dhe programet e rinovimit i kthejnë shtetit 2-5 euro, kryesisht përmes krijimit të vendeve të punës. Investimet në fushën e eficencës së energjisë përbëjnë një mundësi për të menaxhuar krizat financiare dhe ndryshimet klimaterike. Përshtatja e banesave për shfrytëzimin efiçent të energjisë, sikundër edhe ndërtimi i shtëpive të reja duke shfrytëzuar teknologjitë për kursimin e energjisë, përbën përfitim të dyfishtë në shëndetin dhe të ardhurat e familjeve. Përveç përmirësimit të kushteve klimaterike,vlerësohet se çdo familje mund të kursejë 200-1000 € në vit.

Mungesa e njohurive në lidhje me çfarë mund të ofrojë sektori i banesave në fushën e efiçencës energjetike pengon investimet private dhe publike në këtë fushë. Një numër pengesash dëmtojnë gjithashtu aftësinë e sektorit për novacion, këtu përfshihen mungesa e një legjislacioni të përshtatshëm, barrierat organizative dhe ato teknologjike.

Nga ana tjetër, investime të tilla kanë nevojë për fuqizimin e organizatave të pronarëve të shtëpive. Megjithëse legjislacioni për menaxhimin e përbashkët të banesave në Shqipëri u hartua në 2009, provat për zbatimin e tij mungojnë.

Organizata të ndryshme – interesa të përbashkëta

Ministria e Energjitikës dhe Industrisë ka përgjegjësinë bazë për hartimin e politikave që stimulojnë uljen e konsumit të energjisë,përmes nxitjes së masave për efiçencë energjetike dhe burimeve të energjisë së rinovueshme. Për më tepër, Ministria është në procesin e harmonizimit të legjislacionit për efiçencën dhe performancën energjetike të ndërtesave, i cili do të jetë i aplikueshëm për ndërtesat e reja dhe rinovimin e egzistueseve.

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit (MZhUT) ka në diskrecionin e saj zhvillimin e politikave për strehim të përballueshëm dhe të mjaftueshëm.

MZHUT së fundi ka aprovuar rregulloren për menaxhimin e kompanive dhe personave fizik, që do të nxisë krijimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Që prej vitit 2007, Korporata Ndërkombëtare e Financimit (IFC), pjesë e grupit të Bankës Botërore, ka ndihmuar MZHUT për hartimin e kuadrit ligjor në menaxhimin e banesave. Më 2011, filloi puna e përbashkët për hartimin e një plan veprimi për efiçencën energjetike në sektorin e banesave, gjë që nuk u përfundua për arsye objektive.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) është angazhuar në çështjet e efiçencës energjetike përmes Nismës për Mjedisin dhe Varfërinë (UNDP-UNEP-PEI). Krijimi i mundësive për efiçencë energjetike në banesa është një prej prioriteteve të nismës në fjalë në Shqipëri. Enti Kombëtar i Banesave mbështetet nga UNDP për hartimin e projekteve për banesa me kosto të ulët dhe efiçencë energjetike.

Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (KEKBE/UNECE) ka zhvilluar Planin e Veprimit për Banesa me Efiçencë të Energjisë në Rajonin eKomisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara (UNECE), i cili ofron një listë masash të mundshme dhe komplekse për heqjen e barrierave për efiçencë energjetike, uljen e konsumit të energjisë deri në pikën zero dhe neutralizimin e karbonit në sektorin e strehimit. Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara (UNECE) gjithashtu ka publikuar një udhëzim praktik mbi banesat me efiçencë energjie, “Banesat e GjelbraDrejt Efiçencës Energjetike në Banesa” dhe një përmbledhje, “Praktika të Mira për Banesat me Efiçencë në Energji në Rajonin e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE)”. Komisioni ka asistuar gjithashtu shtetet anëtare për hartimin e planeve kombëtare të veprimit dhe ka mbështetur seminare mbi efiçencën energjetike dhe menaxhimin e banesave.

Përmbajtja e seminarit

Qëllimi i seminarit është të ndërgjegjësojë aktorë të ndryshëm mbi përfitimet që ka biznesi, familjet, ekonomia dhe mjedisi nga banesat me eficencë energjetike, si dhe të promovojë zgjerimin e eficencës energjetike në ndërtimin e banesave të reja dhe rinovimin e ekzistueseve.

Objektivat e seminarit janë:

        1. Të analizojë rolin e palëve të interesuara, angazhimin e tyre në fushën e legjislacionit, rregulloreve, normave dhe standardeve, financimit dhe zbatimit të projekteve në fushën e efiçencës energjetike dhe të krijojë një rrjet ekspertësh për bashkëpunim në të ardhmen;

 

      1. Të identifikojë sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen aktorët kyç në zbatimin e masave për efiçencën energjetike në përputhje me detyrimet e Bashkimit Evropian
        1. Të nxjerrë në pah rëndësinë e menaxhimit të bashkëpronësive, të diskutojë mbi stimujt dhe detyrimet ligjore dhe financiare.

 

Organizatorë:

Ky seminar organizohet nga Qeveria Shqiptare, e përfaqësuar nga Ministria për Zhvillim Urban dhe Turizëm, Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Enti Kombëtar i Banesave, në bashkëpunim me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC), Programin për Efiçencën e Energjisë në Banesa, Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PNUD) dhe Komisionin Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE).

Përfituesit:

Seminari është i hapur për të gjithë aktorët që kanë një rol në zgjerimin e masave për efiçencë energjetike në banesat e reja dhe ato egzistuese. Përfituesit e këtij seminari do të jenë sektori publik shqiptar që do të diskutojë sfidat në nivel politikash, ligjesh dhe rregulloresh; sektori privat drejtëpërdrejtë i interesuar në zbatimin e standardeve dhe rregullave për efiçencë energjetike; bankat që janë të interesuara për kreditimin e pronarëve që aplikojnë efiçencën energjetike; prodhuesit që janë të interesuar të zgjerojnë tregun e produkteve që mundësojnë efiçencën energjetike.

Pjesëmarrës:

Seminari është i hapur për ekspertë nga sektori publik që janë të përfshirë në politikëbërje, hartim legjislacioni, rregullore, norma dhe standarte, stimulim i biznesit privat, me interesa mbi produktet që mundësojnë efiçencën energjetike; përfaqësues të sektorit privat, financues dhe ndërtues, Universitete, Organizata Jo –  Fitimprurëse, përfaqësues të shoqatave të pronarëve të banesave, etj.


Programi i workshopit

 

 

 

 

Orari Përmbajtja Diskutuesit
7 Korrik 2014
9:00 – 9:30 Regjistrimi
Moderator Znj. Doris Andoni – Drejtor i Përgjithshëm; Enti Kombëtar i Banesave
9:30 – 10:30 Hapja  Znj. Eglantina Gjermeni – Minister i Zhvillimit Urban dhe TurizmitZ. Damian Gjiknuri – Minister i Energjisë dhe Industrisë

Znj. Elira Sakiqi – Përfaqësues vendor; IFC, Tiranë

Znj. Zineb Touimi Benjelloun, UN Resident Coordinator, Tiranë

Znj. Gulnara Roll – Shefe e Njësisë së Menaxhimit të Tokës dhe Strehimit, UNECE, Gjenevë

10:30 – 11:00 Përfitimet e efiçencës së energjisë në banesa. Z. Gjergji Simaku – Drejtor i Burimeve të energjisë së rinovueshme dhe efiçencës së energjisë / MEI,Znj. Doris Andoni – Drejtor i Përgjithshëm; Enti Kombëtar i Banesave
11:00 – 11:15 Pushim për kafe
Moderatore Znj. Mirela Kamberi – Udhëheqëse grupi, PNUD programi për ndryshimet klimatike
11:15 – 13:00 Prezantimet e projekteve dhe diskutimet.
Objektivat e kësaj pjese janë:
1 – Të sjellë histori të suksesshme në fushën e efiçencës së energjisënë banesa .
2 – Të nxjerrë në pah faktorët që kanë çuar në sukses (ose dështim);
3 – Të krijoje terrenin e diskutimeve mbi rastin e Shqipërisë.
Znj. Gulnara Roll – Prezantimi i publikimit të UNECE lidhur me Efiçencën e Energjisë në strehim, në rajonin e UNECEZnj. Dragana Cenic – Koordinatore e Projektit për Efiçencën e Energjisë, PNUD, Mali i Zi

Z. Andres Jaadla, Kryetar i “Bashkimi Estonian i Shoqatave të Strehimit”, Estonia.

Z. Vesa Rutanen – SWH Këshilltar i Projektit, PNUD Shqipëri, nisma PEI

Znj Bajame Stefa – IFC; Rasti i Shqipërisë dhe Kosovës

Z. Tigran Parvanyan – IFC; Rasti i Armenisë

13:00 – 14:00 Pushim dreke
Moderator Z. Gjergji Simaku
14:00 – 15:30 Prezantimet e rasteve studimore dhe diskutimet (vazhdim). Z. Gjergji Islami, Zv. Dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politeknik të TiranësAssoc. Prof. Dr. Sokol Dervishi – Universitet Epoka

Z. Redion Biba & Z. Erdi Myftaraga – IKZH – Universiteti POLIS

Z. Ardian Islami – Specialist i burimeve të energjisësë ripërtëritshme dhe drejtorisë së efiçencës energjitike / MEI: Shembull i një modeli mbi çertifikimin  energjitik në banesa dhe problemet me kuadrin ligjor.

Znj. Alma Saraci – Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN)

Shoqata e Ndërtuesve

Shoqata e Arkitektëve

15:30 – 16:00 Pushim kafeje
Moderator Znj. Doris Andoni
16:00 – 17:30 Diskutimi në panel (jo më shumë se 10 minuta secili panelist).Panelistët do të diskutojnë në temat e mëposhtme:
• Cilat janë pengesat kryesore për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në sektorin e banesave në sferën tuaj të aktivitetit?
• Cfarë është duke bërë organizata juaj në këtë fushë?
• Çfarë duhet bërë në të ardhmen dhe si organizata juaj mund të kontribuojë?
Ministria e Zhvillimit Urban dhe TurizmitMinistria e Energjetikes

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Enti Kombëtar i Banesave

Shoqata e Ndërtuesve

Shoqata e Arkitektëve
Z. Neritan Malo – Administrator, IZOTERM

Universitete:

Z. Gjergji Islami

Assoc. Prof. Dr. Sokol Dervishi

Z. Redion Biba & Z. Erdi Myftaraga

NGO:

Dr. Eng. Edmond Hido – Albania-EU Energy Efficiency Centre (EEC)

8 Korrik 2014
Moderator Znj. Bajame Sefa
09:00 – 10:30 Diskutim në panel (vazhdon)- financimi për efiçencën e energjisë në banesa; instrumentet e financimit të BE-së. Ministria FinancaveMs. Liljana Shkodr, Deputy Head of Retail Group BKT

Ms. Rezarta Ternova Coonsumer Financing BKT

Ms. Anila Hazizaj Drejtoria e Riskut te Kredise Individuale, Credins Bank

Ms. Alda Shehu Head of Enviromental Unit, Procredit Bank

Mr. Redi Mertiri Deputy Head of Retail Department, Union Bank

Ms. Evelina Sela Product Management Sector, Societe Generale

Ms. Gentiana Gjino Head of Retail Product Management Division, Raiffeisen Bank

EBRD

KfW

GiZ

EU

10:30 – 11:00 PushimKafe
Moderator tbd
11:00 – 12:30 Tryezë e rrumbullakët me aktorët shqiptarë dhe ekspertë të huaj me diskutime mbi hapat e ardhshëm:
– Çfarë duhet të bëjë secila prej palëve të interesuara?
– Cilat janë çështjet kryesore që do të përfshihen në një plan veprimi?
Ministria e Zhvillimit Urban dhe TurizmitMininstria e Energjisë dhe Industrisë

Ministria e Financave

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Enti Kombëtar i Banesave

Bankat

Organizata Ndërkombëtare

Shoqata e Ndërtuesve

Shoqata e  Arkitektëve

Prodhues

Universitetet

Organizata jo qeveritare (OJQ)

 

2460 Total Views 2 Views Today