Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
Titulli i pozicionit: “Specialist i statistikës dhe kredive”
Drejtoria/Dega: Drejtoria e Përgjithshme
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
Periudha e njoftimit: 15 ditë (15.02.2024 –29.02.2024)
Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
Përgjegjësitë e vendit të punës
- Mban databazën e EKB-së për banesat e shitura në vite, sipas fondeve të financimit dhe i rakordon me degëve rajonale si dhe databazën për mjediset e përfituara për privatizim nga VKM-të përkatëse, duke e përditësuar me të dhënat e degëve rajonale.
- Rakordon në vazhdimësi me degët rajonale, klientët e EKB-së dhe apartamentet e pa shitura, sipas databazës së EKB-së.
- Mban databazën për mjediset e përfituara për privatizim nga VKM-të përkatëse, duke e përditësuar me të dhënat e degëve rajonale.
- Bën monitorimin e të dhënave të shitjes së apartamenteve dhe banesave me VKM që vijnë nga degët rajonale dhe përgatit raporte e analiza.
- Monitoron punën për realizimin e shitjeve për objektet e ndërtuara me fonde të EKB apo të ardhura të tjera, të destinuara për t’u shitur në tregun e lirë.
- Përgatit dhe ndjek në vazhdimësi, në përputhje me Programin ekonomik dhe financiar, raportimet e degëve rajonale, nëpërmjet evidencave periodike si më poshtë:
- evidencës së shitjes së apartamenteve sipas burimeve të financimit,
- evidencës së kthimit të kredisë sipas fondeve të financimit,
- Evidencës së kthimit të kredisë për klientët debitorë sipas fondeve të financimit,
- Evidencës së realizimit të arkëtimeve nga shitja, mujore dhe progresive.
- Evidencës së kontratave të reja të lidhura mujore dhe progresive.
- Merr pjesë në bashkëpunim me degët rajonale në hartimin e Programit ekonomik dhe financiar të veprimtarisë së Entit Kombëtar të Banesave.
- Shqyrton me përgjegjësi dhe në afat kërkesat dhe ankesat e ardhura nga institucionet qendrore e publike apo nga qytetarë të ndryshëm, të adresuara nga drejtori i drejtorisë lidhur me problematika të ndryshme.
- Monitoron dhe ndjek arshivimin e gjithë dosjeve të kredive të mbyllura të dërguara zyrtarisht nga degët rajonale.
- Ndjek zbatimin e detyrave dhe korrespondencën shkresore të kredive.
- Merr pjesë në grupe të ndryshme pune të ngritura nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ndjek procedurat e përcaktuara për realizimin e detyrës së ngarkuar.
- Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Drejtorisë Ekonomike angazhohet nga Drejtori i kësaj drejtorie edhe me detyra të tjera specifike.
- Shqyrton dhe harton përgjigjen lidhur me kërkesat e qytetarëve nëpërmjet platformes e-albania dhe i dërgon ato tek Specialisti Përgjegjës për Shëbimet Online.
- Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.
Edukimi
Arsim i lartë “Ekonomist”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite në profilin përkatës.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
- Kërkesë për aplikim.
- Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin
Ploteso Curriculum Vitae).
- Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
- Listë notash (fotokopje e noterizuar)
- Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
- Kartë identiteti,
- Çertifikatë famljare
- Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
- Raport mjeko-ligjor.
- Dëshmi kualifikuese.
- Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh kandidaturat që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).