Gjenerimi i të ardhurave nëpërmjet rritjes së nivelit të arkëtimeve dhe uljes së numrit të debitorëve me qëllim financimin e projekteve të reja të ndërtimit është mesazhi që u përcoll në analizën 3 mujore të EKB-së.
Nën drejtimin e Z.Stefan Çipa, Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave u organizua takimi me përfaqësues te EKB-së si dhe 12 drejtorët e Degëve Rajonale duke ju dhënë më shumë hapësira për të diskutuar mbi rastet më problematike dhe vështirësitë në procesin e punës.
Gjatë këtij takimi u diskutua me detaje për mënyrën sesi duhet të operojnë Degët Rajonale për minimizimin e numrit të familjeve debitore dhe rritjen e nivelit të arkëtimeve me anë të takimeve, vizitave në terren, njohjes së situatës ekonomik-sociale të këtyre familjeve.
Në përmbyllje të analizës janë caktuar objektivat kryesore ku duhet të fokusohen maksimalisht Degët Rajonale për të garantuar arritjen e treguesve financiar dhe zgjidhjen e problematikave të hasura gjatë punës.
3450 Total Views 6 Views Today