Analiza 9-mujore për vitin 2021 e Entit Kombëtar të Banesave

25.10.2021

Realizohet mbledhja mbi plotësimin e treguesve ekonomik dhe financiar për 9-mujorin e vitit 2021. Mbledhja u drejtua nga Z.Stefan Çipa, Drejtor i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave me pjesëmarrjen e Drejtorëve të Drejtorive të EKB-së dhe Drejtorëve të Degëve Rajonale.

Pasqyrimi sa më real i problematikave dhe angazhimi maksimal për përmirësimin e tyre ishte në fokus të diskutimit të kësaj analize, me qëllim plotësimin e detyrave të ngarkuara, të cilat janë të lidhura ngushtësisht me qytetarët si dhe investimet në fushën e strehimit.

Gjenerimi i të ardhurave nëpërmjet rritjes së nivelit të arkëtimit dhe uljes së numrit të debitorëve me qëllim investimin në projekte të reja ndërtimi është objektivi i veprimtarisë së EKB-së.

Në përmbyllje të analizës janë caktuar objektivat kryesore ku duhet të fokusohen maksimalisht Degët Rajonale për të garantuar arritjen e treguesve financiare deri në fund të vitit dhe zgjidhjen e problematikave të hasura gjatë punës.

216 Total Views 4 Views Today