Është zhvilluar analiza vjetore për veprimtarinë ekonomike dhe financiare të Entit Kombëtar të Banesave për vitin 2023 ku u diskutuan objektivat e vendosura përgjatë vitit. Nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm Z. Stefan Çipa, me pjesëmarrjen të Drejtorëve të Drejtorive të EKB-së si dhe Drejtorëve të Degëve Rajonale. Në mbyllje të këtij takimi si detyrë kryesore është vendosur ndjekja e ecurisë së investimeve në proces, me qëllim përfundimin e tyre dhe strehimin sa më parë të familjeve të pastreha. Gjithashtu fokusi tjetër kryesor është rritja e nivelit të arkëtimeve dhe të ardhurave si dhe minimizimi i numrit të debitorëve.
1616 Total Views 2 Views Today