Realizohet mbledhja mbi plotësimin e treguesve ekonomik dhe financiar për vitin 2021.
Mbledhja u drejtua nga Z.Stefan Çipa, Drejtor i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave me pjesëmarrjen e Drejtorëve të Drejtorive të EKB-së dhe Drejtorëve të Degëve Rajonale.
Pasqyrimi sa më real i problematikave dhe angazhimi maksimal për përmirësimin e tyre ishte në fokus të diskutimit të kësaj analize, me qëllim plotësimin e detyrave të ngarkuara, të cilat janë të lidhura ngushtësisht me qytetarët si dhe investimet në fushën e strehimit.
Në përmbyllje të analizës janë caktuar objektivat kryesore ku duhet të fokusohen maksimalisht Degët Rajonale për të garantuar arritjen e treguesve financiar dhe zgjidhjen e problematikave të hasura gjatë punës.
2500 Total Views 2 Views Today