ekb

Author Archives

  • Takim në Bashkinë Delvinë

    Me Kryetarin e Bashkisë, z. Besmir Veli, në vijim të turit të takimeve me pushtetin vendor, për të riafirmuar gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin në funksion të garantimit të kushteve të qëndrueshme dhe dinjitoze për shtresat më në nevojë. Pas takimit, inspektuam nga afër kantierin e pallatit të ri me kosto të ulët që po […]

  • Keni përfituar një apartament nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave?

    Keni përfituar një apartament nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave? Ju nevojitet kopje e dosjes së shitjes? Vetëm me një aplikim nëpërmjet sistemit e-Albania, sot të gjithë mund të pajisen shpejt, thjeshtë dhe falas me këtë informacion. Aplikoni në shërbimin online: “Kopje e dosjes së shitjes për apartamente/objekte që qytetarët kanë përfituar nga EKB”

  • Takim në Bashkinë Roskovec

    Së bashku me Kryetaren e Bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi, diskutuam për identifikimin e një tjetër trualli në qytet, ku EKB është i gatshëm të nisë një projekt të ri ndërtimi, për të vijuar mbështetjen ndaj shtresave më në nevojë dhe për të forcuar bashkëpunimin tonë me autoritetet vendore. Gjithashtu inspektuam nga afër kantierin e […]

  • Heronjtë e Ditës

    Enti Kombëtar i Banesave iu bashkua këtë vit traditës së dhurimit vullnetar të gjakut, në mbështetje të fëmijëve talasemikë. Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, stafi ynë tregoi se solidariteti, humanizmi dhe kujdesi për të tjerët janë vlera që na udhëheqin në çdo hap. Faleminderit të gjithë punonjësve që dhuruan sot jetë […]

  • 4 Korriku në EKB – Një ditë për fëmijët tanë!

    Në kuadër të javës së Administratës Publike, EKB mirëpriti fëmijët e punonjësve tanë për një ditë të veçantë në punë. Ata vizituan ambientet, u argëtuan me lojëra, muzikë, duke sjellë gëzim dhe ngjyra në zyrat tona! Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve që e bënë këtë ditë kaq të bukur!

  • Takim mbi Mundësitë për Strehim Social në Bashkinë Cërrik

    Ekipi i Entit Kombëtar të Banesave, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm z. Hysa, zhvilloi takimin e rradhës me Kryetarin e Bashkisë Cërrik, z. Salla, për të diskutuar mbi nevojat aktuale për strehim social në qytet dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen. Gjatë takimit u evidentuan sfidat dhe prioritetet lokale në fushën e strehimit, […]

  • Marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e objektit të strehimit social në Librazhd

    Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave z. Hysa, dhe Kryetari i Bashkisë Librazhd z. Disha, kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e një objekti 6+1 kate me funksion strehimi social, në përgjigje të numrit në rritje të kërkesave për strehim. Ky projekt përfaqëson një angazhim të përbashkët për të garantuar kushte dinjitoze […]

  • Vizitë në Bashkinë Gramsh

    Gjatë një vizite në qytetin e Gramshit, patëm kënaqësinë të takonim Kryetarin e Bashkisë dhe të diskutonim nga afër mbi sfidat dhe nevojat aktuale në fushën e strehimit social. Biseda u përqendrua në rëndësinë që ka ndërtimi i një strehe të re sociale për komunitetin lokal, duke parë nga afër realitetin dhe nevojën në rritje […]

  • Panairi Shqiptar i Punës, Athinë

    Athinë Panairi Shqiptar i Punës “Puno & Jeto aty ku ke zemrën” sjell mundësi strehimi dhe financimi të qëndrueshëm në Shqipëri! Enti Kombëtar i Banesave promovoi ofrimin e strehimit të përballueshëm dhe së shpejti me projekte të reja për Shqipërinë 2030!

  • ENTI KOMBËTAR I BANESAVE BASHKËPUNON ME UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË TIRANËS

    Enti Kombëtar i Banesave nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin Politeknik të Tiranës. Ky bashkëpunim është një mundësi shumë e mirë trajnimi dhe praktike për studentët e inxhinierisë dhe arktitekturës, por edhe për pasurimin me ide të reja në projektim apo zgjidhje inxhinierike. Kjo marrëveshje synon: Organizimin e trajnimeve të përbashkëta, leksioneve të hapura […]