Dega Rajonale EKB Fier


  • Dr. Degës
    Lindita Cobo
    Tel: +355 676047928



    Adresa:
    Lagja. “11 Janari”, Prapa Prefekturës .


    Email:
    lindita.cobo@ekb.gov.al
    info@ekb.gov.al


    Struktura:

    Dega Rajonale Fier(1+2)

    Drejtori

    Specialisti i Financës (1)

    Specialist (1)

     

     

     

     

     

  • Misioni:
    Dega rajonale ka si qëllim mbarëvajtjen e veprimtarisë së EKB-së në rajonin ku ajo ka shtrirje gjeografike, në lidhje me investimet, shitjet, marrëdhëniet financiare, administrative, marrëdhëniet me klientët, marrëdhëniet me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe të institucioneve të tjera vendore.

    Funksionet:

    1. Ndjek dhe zbaton programin ekonomik dhe financiar, të miratuar nga Këshilli Drejtues i EKB-së.

    2. Përgatit analiza mbi veprimtarinë ekonomike dhe financiare, periodike dhe vjetore mbi bazën e treguesve të bilanceve dhe pasqyrave financiare.

    3. Bashkëpunon me organet e vetëqeverisjes vendore për sigurimin e shesheve të ndërtimit si dhe dokumentacionin përkatës, për të mundësuar investime banesash me fondet e EKB-së.

    4. Informon në vazhdimësi mbi ecurinë e investimeve në objektet që ndërtohen me financime nga EKB.

    5. Përditëson çdo vit të dhënat mbi treguesit e tregut të lirë të banesave të zonave urbane në territorin që ato mbulojnë, për llogaritjen e kostos vjetore të ndërtimit.

    6. Ndjek të gjithë procedurën e marrjes në dorëzim, të regjistrimit në ZVRPP si dhe lidhjen e kontratave me blerësit, për banesat e reja të ndërtuara nga EKB-ja.

    7. Lidh kontrata me qytetarët që përfitojnë banesë nga objektet e kaluara në fond banese me VKM përkatëse, me qëllim privatizimin e tyre.

    8. Ndjek të gjitha proceset gjyqësore ku dega rajonale është palë në gjykim dhe harton evidencat gjyqësore përkatëse.

    9. Ndjek marrëdhëniet me klientët, bën klasifikimin e debitorëve dhe ndjek arkëtimet e debitorëve sipas “Manualit të menaxhimit të debitorëve”.

    10. Në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore ndjek procedurën për hartimin e listave të qytetarëve, që do të përfitojnë strehim në banesat me kosto të ulët të ndërtuara nga EKB-ja.

    11. Ndjek ankesat e qytetarëve dhe korrespondencat shkresore.

6561 Total Views 4 Views Today