Dega Rajonale EKB Tiranë


  • Drejtori i Degës

    Rubina Ymeraj


    Adresa:
    Rruga “Frederik Shiroka”, ndërtesa nr. 22, Hyrja 14, Tiranë


    Email:
    rubina.ymeraj@ekb.gov.al
    info@ekb.gov.al


    Struktura:

    Dega Rajonale Tiranë (1+4)

    • Drejtor
    • Specialist i financës (1)
    • Specialist i shitjes dhe kredive (3)
  • Misioni:

    Dega rajonale e EKB-së drejtohet nga drejtori i degës, i cili emërohet nga Këshilli Drejtues, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm dhe raporton drejtpërdrejt te Drejtori i Përgjithshëm.

    Drejtori i degës organizon, drejton dhe kontrollon të gjithë veprimtarinë e degës rajonale, mban lidhje me Drejtorinë e Përgjithshme, përgjigjet dhe jep llogari përpara Drejtorit të Përgjithshëm.

    Funksionet:

      1. Drejtori i degës rajonale përgjigjet për plotësimin e programit ekonomik dhe financiar të vitit kalendarik, përgatit analiza ekonomike dhe financiare periodike dhe raporton për masat e marra për plotësimin e treguesve kryesorë në drejtoritë përkatëse dhe te Drejtori i Përgjithshëm.
      1. Është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të riskut dhe arritjen e objektivave mujorë e vjetorë. Kryen identifikimin dhe vlerësimin e risqeve që vënë në rrezik arritjen e objektivave nga punonjësit e degës rajonale.
      1. Menaxhon punën për ndjekjen dhe arkëtimin e debitorëve të identifikuar sipas udhëzimit mbi debitorët. Përgatit informacione për Drejtorin e Përgjithshëm mbi gjendjen dhe likuidimin e debitorëve si dhe propozon masa për përmirësimin e punës në të ardhmen.
      1. Bashkëpunon me njësitë e vetëqeverisjes vendore për sigurimin e shesheve për ndërtim banesash me kosto të ulët nga EKB-ja.
      1. Ndjek të gjitha procedurat e marrjes në dorëzim, të regjistrimit në ZVRPP si dhe lidhjen e kontratave me blerësit, për banesat e reja të ndërtuara nga EKB-ja.
      1. Gëzon të drejtën e lidhjes së kontratave me qytetarët që përfitojnë banesë nga programet e strehimit që zbaton EKB-ja apo nëpërmjet procesit të privatizimeve me VKM.
      1. Ndjek kërkesë/ankesat e qytetarëve dhe korrespondencat shkresore.
13868 Total Views 6 Views Today