Drejtori i Përgjithshëm

Z.Stefan Çipa ka lindur më 20 Janar të vitit 1959 në Sarandë dhe është diplomuar në vitin 1983 në Fakultetin e Ekonomisë Agrare, duke vijuar studimet e mëtejshme pasuniversitare gjatë viteve 2006-2010 në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës në Fakultetin e Shkencave Ekonomike me titullin “Magjistër i Shkencave Ekonomike”. Gjithashtu Z.Çipa ka ndjekur kurse të ndryshme kualifikimi brenda dhe jashtë vendit në fushën e politikës, ekonomisë dhe sigurisë kombëtare.
Z.Çipa ka një karrierë të pasur politike. Karriera e Stefan Çipës do të niste si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist Sarandë për vitet 1991-1992, dhe do të kulmonte në vitin 2002 kur Z.Çipa u emërua Ministër i Rendit Publik, duke u rikthyer sërish në këtë ministri në vitin 2016 në pozicionin e Zëvendës Ministrit të Brendshëm. Z.Çipa është mandatuar si Kryetar i Bashkisë Sarandë për harkun kohor 2011-2015.
Z.Çipa ka një karrierë të pasur politike, ku për tre legjislatuara është zgjedhur si deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në veprimtarinë e tij politike përfshihet ndër të tjera edhe pozicioni i Zv.Kryetarit të Komisioni Hetimor Parlamentar “Mbi përgjimet e paligjshme të Telefonave” -Nënkryetar në vitin 2003 dhe Zv.Kryetar i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare përgjatë viteve 2006-2008.
Me një eksperiencë pune 25-vjeçare Z.Çipa së fundmi ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Z.Çipa zotëron mirë gjuhën angleze dhe greke.


Email: stefan.cipa@ekb.gov.al


Nr.tel: +355 4 2227796


Fax: +355 4 2234978


Misioni :

Përfaqëson EKB-në në të gjithë veprimtarinë e tij administrative dhe financiare.

Përfaqëson EKB-në në marrëdhëniet me institucionet e tjera, në marrëdhëniet me të tretët, promovon aktivitetin e EKB-së me kompetencë të plotë veprimi, me përjashtim të kompetencave që ligji ia ka ngarkuar Këshillit Drejtues.

Funksionet:

1. Ushtron funksionin e anëtarit të Këshillit Drejtues të Entit Kombëtar të Banesave.

2. Mbikëqyr materialet e përgatitura nga drejtoritë apo sektorët e EKB-së dhe pasi miraton ato, i  paraqet për vendimmarrje në mbledhjen e Këshillit Drejtues sipas rendit të ditës së përcaktuar.

3. Përgjigjet për zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të miratuara nga Këshilli i Ministrave, Ministria e linjës, vendimet e Këshillit Drejtues të EKB-së, të cilat kanë lidhje me veprimtarinë e ushtruar nga EKB-ja.

4. Emëron në detyrë punonjësit e EKB-së, nënshkruan kontratat e punës provizore dhe definitive për punonjësit, në përputhje me strukturën e miratuar nga Këshilli Drejtues duke përjashtuar emërimet që janë kompetencë e Këshillit Drejtues.

5. Përfaqëson EKB-në në konferenca, takime, seminare dhe aktivitete të tjera të organizuara nga organet qendrore, organizata të ndryshme publike dhe jopublike brenda dhe jashtë vendit ose ia delegon përfaqësimin sipas rastit një punonjësi tjetër të EKB-së të autorizuar prej tij. Bën vlerësimin vjetor të punës për drejtorët e drejtorive dhe përgjegjësit e sektorëve në Drejtorinë e Përgjithshme si dhe të drejtorëve të degëve rajonale.

6. Vendos masa disiplinore për të gjithë punonjësit e EKB-së që ka kompetencë dhe propozon masa disiplinore për punonjësit që janë në kompetencë të Këshillit Drejtues.

7. Nxjerr urdhra, udhëzime të brendshme në zbatim të akteve ligjore dhe nën ligjore për drejtimin e EKB-së, si dhe ndjek e kontrollon zbatimin e tyre.. Në mungesë të tij, i delegon një pjesë të kompetencave Zv/drejtorit të Përgjithshëm ose një punonjësi të autorizuar prej tij.

Struktura:
Asistent i Drejtorit të Përgjithshëm (1)

38568 Total Views 6 Views Today