Dr. Drejtorisë Ekonomike
Znj. Teuta Pecollari
E diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë, dega Financë në vitin 1987. Znj. Pecollari ka një eksperiencë të gjatë pune në sektorin e financës dhe auditit, në institucione dhe kompani të ndryshme shtetërore dhe private. Në vitin 2019 është bërë pjesë e Entit Kombëtar të Banesave në pozicionin Specialiste në sektorin e Auditit të Drejtorisë së Përgjithshme të Entit Kombëtar të Banesave. Në vitin 2021 është emëruar Drejtor i Drejtorisë Ekonomike në Drejtorinë e Përgjithshme të Entit Kombëtar të Banesave.
Misioni
Drejtoria Ekonomike, si pjesë e strukturës së Entit Kombëtar të Banesave, mbështet veprimtarinë e EKB-së duke zbatuar legjislacionin në fuqi, lidhur me menaxhimin e aktrivitetit ekonomik, financiar, zbatimin e dispozitave ligjore për mbajtjen e kontabilitetit, menaxhimin financiar dhe kontrollin, me qëllim zhvillimin e veprimtarisë normale të proceseve të punës të drejtorisë.
Funksioni
- Menaxhimi i aktivitetit ekonomiko-financiar të EKB-së, në bashkëpunim me strukturat e EKB-së, në zbatim të ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar.
- Përgjigjet për mbajtjen e kontabilitetit në programin elektronik financiar, të aktivitetit ekonomiko-financiar të EKB-së, në përputhje me ligjin nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar, dhe Standardet Kombëtare të Kontabilitetit
- Harton programin ekonomik dhe financiar, propozon objektivat vjetorë të planit të veprimit, për plotësimin e detyrave të programit ekonomik.
- Administron, ndjek dhe kontrollon realizimin sipas planit të të ardhurave, shpenzimeve, dhe të investimeve për Drejtorinë e Përgjithshme dhe Degët Rajonale.
- Monitoron punën për menaxhimin e portofolit të riskut dhe arritjen e objektivave mujore e vjetore, si dhe identifikimin dhe vlerësimin e risqeve që vënë në rrezik arritjen e objektivave nga strukturat përkatëse të EKB-së.
- Ndjek dhe trajton në bashkëpunim me Drejtorinë Juridike korrespondencën me njësitë e vetëqeverisjes vendore, lidhur me trajtimin për strehim nëpërmjet kreditimit me kushte lehtësuese nga shteti të këtyre qytetarëve (kredi me 3% interes në vit).
- Në bashkëpunim me Drejtorinë Teknike dhe Drejtorinë Juridike, harton strategjinë e administrimit dhe të shitjes së objekteve të investuara dhe ndërtuara nga EKB-ja, si dhe të privatizimit të objekteve të kthyera në fond banese, me VKM-në përkatëse.
- Monitoron punën për realizimin e shitjeve për objektet e ndërtuara me fonde të Entit apo të ardhura të tjera, të destinuara për t’u shitur në tregun e lirë. Ndjek dhe kontrollon zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore gjatë procesit të shitjes së banesave nga degët rajonale.
- Menaxhon punën për ndjekjen, kontrollin e listave të të pastrehëve, rakordimin me Bankën për subvencionin që paguhet nga buxheti i shtetit për të pastrehët dhe monitorimin e tyre.
- Kryen analiza mbi veprimtarinë ekonomike dhe financiare, periodike dhe vjetore mbi bazën e treguesve të bilanceve dhe të pasqyrave financiare.
- Menaxhimi i fondeve buxhetore të miratuara për pagesat e interesave të kredive subvencionuese në në perputhje me legjislacionin ne fuqi.
- Hartimin e planit buxhetor afatmesëm për Entin Kombëtar të Banesave, si dhe përgatit raportimin e monitorimit të shpenzimeve buxhetore për këto programe.
- Ndjek korrespondencën dhe u kthen përgjigje shkresave që i adresohen kësaj Drejtorie.
-
- Analizon, verifikon me përgjegjësi kërkesë/ankesat që vijnë në Drejtorinë e Përgjithshme të EKB-së, për problemet që kanë lidhje me aktivitetin e kësaj drejtorie.
Struktura
Drejtoria Ekonomike (1+5)
- Drejtor i Drejtorisë Ekonomike,
- Specialist i menaxhimit të riskut,
- Specialist i financës,
- Specialist i buxhetit,
- Specialist i statistikës dhe kredive,
- Specialist i strehimit dhe kredive.
Kontakt
Email: teuta.pecollari@ekb.gov.al
Nr.tel: 069 20 63 045