Drejtoria Juridike

Drejtoria Juridike

Misioni

Sigurimi i asistencës ligjore dhe juridike brenda kuadrit ligjor në fuqi, për njohjen më të mirë dhe interpretimin e legjislacionit nga strukturat e EKB-së.

Funksioni

  • Kontribuon në hartimin e akteve normative dhe udhëzimeve të brendshme, që rregullojnë veprimtarinë e EKB-së, në bashkëpunim me drejtoritë në Drejtorinë e Përgjithshme të EKB, në mbështetje të dispozitave ligjore në fuqi.
  • Harton në bashkëpunim me Drejtoritë/Sektoret e tjerë kontratat dhe aktmarrëveshjeve të bashkëpunimit, që EKB lidh me subjekte juridike e fizike, vendase e të huaja, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  • Harton dhe përgatit në bashkëpunim me Sektorin e Prokurimeve tipe të kontratave që kanë të bëjnë me këtë sektor.
  • Konfirmon korrespodencën shkresore dalëse të institucionit me qëllim zbatimin me korrektesi të legjislacionit në fuqi.
  • Trajton dhe zgjidh, brenda kuadrit të kompetencave, kërkesat dhe ankesat e qytetarëve që i adresohen institucionin.
  • Bashkëpunon dhe koordinon punën me struktura të Drejtorisë së Përgjithshme të EKB-së dhe Ministrinë përgjegjëse për strehimin, për përgatitjen e propozimeve mbi ndryshimet në aktet ligjore e nënligjore në fuqi, mbi të cilat mbështetet veprimtaria e EKB-së, me qëllim përmirësimin dhe plotësimin e tyre.
  • Ndjek zbatimin e procedurave të hartimit të akteve administrative, të urdhrave dhe akteve që nxjerr EKB gjatë ushtrimit të veprimtarisë institucionale.
  • Përfaqëson me autorizim të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtorinë e Përgjithshme të EKB-së (në raste specifike edhe degët rajonale), në proceset gjyqësore ku EKB është apo bëhet palë në gjykim dhe ndjek shkallët përkatëse të gjykimeve civile. Jep konsulencën e duhur ligjore për ndjekjen e proceseve gjyqësore në rastet kur kërkohet nga degët rajonale.
  • Ndjek procedurat në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, lidhur me lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish pronë e subjekteve të shpronësuara, trajtimin me strehim nëpërmjet kreditimit me kushte lehtësuese nga shteti të këtyre qytetarëve (kredi me 0% interes në vit).
  • Bashkëpunon me Drejtorinë Ekonomike lidhur me ecurinë e procesit të subvebcionimit të kredive me kushte lehtësuese të akorduara nëpërmjet buxhetit të shtetit.
  • Ndjek procesin dhe kontribuon në punën për zbatimin rigoroz të procedurave ligjore të prokurimeve publike që zhvillohen në institucion, përkatësisht të ligjit nr.162/2020 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar dhe VKM nr.285/2021 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, i ndryshuar.
  • Siguron të dhënat e nevojshme nëpërmjet Programit Ekonomik të miratuar dhe kërkesave të strukturave përkatëse në institucion dhe së bashku me anëtarët e tjerë të njësisë së prokurimit, përgatit regjistrin e parashikimit dhe regjistrin e realizimit të procedurave të prokurimit publik.

Struktura

Drejtoria Juridike (1+7)

  • Drejtor i Drejtorisë Juridike
  • Specialist për harmonizimin e legjislacionit
  • Specialist për ndjekjen e proceseve gjyqësore
  • Specialist për ndjekjen e proceseve gjyqësore dhe Sekretar i Këshillit Drejtues
  • Specialist për aktet rregullatore

Struktura në varësi

Sektori i Prokurimeve (1+2)

  • Përgjegjësi i sektorit të prokurimit
  • Specialist i prokurimeve
  • Specialist i prokurimeve

Kontakt

Email: info@ekb.gov.al

Tel: +355 42 227 796

12521 Total Views 4 Views Today