Drejtoria Burimeve Njerëzore dhe e Shërbimeve Mbështetëse
SISILIA UJKA – DREJTOR I DREJTORISË SË BURIMEVE NJERËZORE DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
Znj. Sisilia Ujka është drejtuesja e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse pranë Entit Kombëtar të Banesave prej vitit 2018, me nje eksperiencë të gjatë në fushën e burimeve njerëzore, e njohur për aftësinë për të udhëhequr me integritet, vizion dhe efikasitet, duke kontribuar në zhvillimin e strategjive organizative, përmirësimin e performancës dhe ndërtimin e ekipeve të qëndrueshme.
Znj. Ujka ka përfunduar studimet universitare në Tiranë për Shkenca Politike dhe ka kryer studimet Master në Marrdhënie Publike Komunikimi, si dhe ka ndjekur trajnime të avancuara në lidership, menaxhim dhe zhvillim organizativ.
Gjatë karrierës, ka mbajtur pozicione të ndryshme pune në institucione të rëndësishme si Ministria e Mjedisit e Ministria e Ekonomisë.
Kontakt: Sisilia.Ujka@ekb.gov.al
Misioni
Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe e Shërbimeve Mbështetëse ka si qëllim të saj sigurimin e mbarëvajtjes së punës të EKB-së, me qëllim arritjen e objektivave, nëpërmjet koordinimit të veprimtarisë së drejtorive/sektorëve në Drejtorinë e Përgjithshme dhe degëve rajonale dhe zbatimin e detyrave që lidhen me përdorimin me efektivitet të burimeve njerëzore, logjistike, financiare dhe ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Funksioni
Struktura
Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe e Shërbimeve Mbështetëse (1+11) Sektori i Shërbimeve Mbështetëse (1+7)
Kontakt
Email: info@ekb.gov.al Tel: +355 42 227 796