Drejtoria Teknike
SOKOL QEHAJAJ – DREJTOR I DREJTORISË TEKNIKE
Sokol Qehajaj është i arsimuar në Inxhinieri Ndërtimi që prej vitit 1996, me mbi 20 vite eksperiencë në sektorin publik dhe atë të ndërtimit. Karriera e tij ka përfshirë pozicione të rëndësishme si specialist dhe më pas drejtor rajonal në IKMT, si dhe drejtimin e inspektimeve të veprave të mëdha pranë Bashkisë Tiranë.
Në vitin 2008 ka përfunduar gjithashtu studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë, duke zgjeruar profilin profesional në fushën ligjore. Është i certifikuar në vlerësimin e pasurive (2020) dhe në performancën e energjisë (2024).
Në vitin 2025 iu bashkua ekipit të Entit Kombëtar të Banesave, ku ushtron detyrën si Drejtor Teknik, duke kontribuar me ekspertizë të thelluar teknike dhe menaxheriale në projektet kombëtare të banesave.
Kontakt: Sokol.Qehajaj@ekb.gov.al
Misioni
Drejtoria Teknike trajton probleme të sferës teknike të ndërtimit, është përgjegjëse për sigurimin e projekteve sipas normativave shtetërore dhe sigurimin e shesheve të ndërtimit në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Funksioni
Struktura
Drejtoria Teknike (1+5)
Kontakt
Email: info@ekb.gov.al Tel: +355 42 227 796