Drejtoria Juridike

Dr. Drejtorisë Juridike

Znj. Iris Xhepa

E diplomuar në degën Drejtësi në Universitetin e Drejtësisë Tiranë në vitin 1996. Znj. Xhepa ka njohuri shumë të mira në fushën jurisprudencës, në veçanti në fushën e ndërtimeve, të konflikteve gjyqësore, në hartimin e marreveshjeve, udhëzimeve, kontratave dhe iniciativave të ndryshme ligjore dhe nënligjore. Znj. Xhepa ka nisur eksperiencën e saj në vitin 1997 si Juriste te Enti Kombëtar i Banesave. Në vitin 2015 është emëruar Drejtor i Drejtorisë Juridike në Drejtorinë e Përgjithshme të Entit Kombëtar të Banesave.

 

Misioni

Sigurimi i asistencës ligjore dhe juridike brenda kuadrit ligjor në fuqi, për njohje më të mirë dhe interpretimin e legjislacionit nga struktura e EKB-së.

Funksioni

  • Dhënie asistence ligjore në hartimin e akteve-normative dhe udhëzimeve të brendshme, që rregullojnë veprimtarinë e EKB-së, në mbështetje të dispozitave ligjore në fuqi.
  • Dhënie opinioni dhe ndihme juridike për hartimin e kontratave dhe aktmarrëveshjeve të bashkëpunimit, që EKB lidh me subjekte juridike e fizike, vendase e të huaja, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  • Bashkëpunimi dhe koordinimi i punës me Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të EKB-së dhe Ministrisë së linjës në përgatitjen e propozimeve mbi ndryshimet në aktet ligjore e nënligjore, mbi të cilat mbështetet veprimtaria e EKB-së, me qëllim përmirësimin dhe plotësimin e tyre.
  • Përfaqësimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Entit Kombëtar të Banesave në proceset gjyqësore ku EKB-ja është palë dhe dhënia e konsulencës lidhur me ndjekjen e proceseve gjyqësore nga Degët Rajonale.
  • Ndjekja e procedurave në zbatim të Aktit Normativ Nr.3 datë 01.08.2012 “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish pronë e subjekteve të shpronësuara, si dhe trajtimi nëpërmjet kreditimit me kushte lehtësuese nga hsteti të këtyrë qytetarëve (kredia me 0%).
  • Trajtimi dhe zgjidhja, brenda kuadrit të kompetencave, i kërkesave dhe ankesave të qytetarëve që i adresohen Drejtorisë Juridike.

Struktura

Drejtoria Juridike (1+7)

  • Drejtor i Drejtorisë Juridike
  • Specialist për harmonizimin e legjislacionit dhe konsulencës ligjore
  • Specialist për ndjekjen e proceseve gjyqësore
  • Specialist për ndjekjen e procesve gjyqësorë dhe Sekretar i Këshillit Drejtues
  • Specialist për aktet rregullatore (marrëveshje-kontrata-udhëzime)

Struktura në varësi

Sektori i Prokurimeve (1+2)

  • Përgjegjësi i sektorit të prokurimit
  • Specialist i prokurimeve
  • Specialist i prokurimeve

Kontakt

Email: iris.llagami@ekb.gov.al

Nr.tel:  069 22 96 899

10396 Total Views 4 Views Today