Marrëveshje bashkëpunimi në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 Nëntor

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me shoqërinë “Balfin” grup për dhurimin e nëntë apartamenteve me qëllim strehimin e disa prej familjeve të prekura në zonat e goditura nga tërmeti i datës 26 Nëntor.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është angazhimi i ndërsjelltë për të bërë të mundur strehimin e familjeve të cilat kanë humbur banesat nga tërmeti. Aktualisht janë tre apartamentet e para, një në qytetin e Lezhës, një në Gosë të Kavajës dhe një në Kryemëdhenj të Kavajës, që do t’i kalojnë EKB-së, ku do të trajtohen me strehim pa kundërshpërblim familjet që do të përzgjidhen e miratohen me Vendim të Këshillit Bashkiak. Ndërsa janë edhe 6 apartamente të tjera të cilat do t’i nënshtrohen fillimisht procedurës së transformimit dhe më pas t’i vihen në dispozicion Entit Kombëtar të Banesave.
Ndërkohë që shoqëria “Balfin” grup ka marrë përsipër të kryejë riparimet, sistemimet dhe transformimin e këtyre apartamenteve në ambiente me kushte normale banimi.
Enti Kombëtar i Banesave do të njoftojë Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore për miratimin e emrave të familjeve përfituese, me të cilat do të nënshkruhen kontratat e kalimit të pronësisë në favor të tyre.

3312 Total Views 2 Views Today