Enti Kombëtar i Banesave ofron për shitje 5 njësi shërbimi, të ndodhura në katin përdhe të objektit të banimit 8 katësh dhe 35 apartamente, në afërsi të rrugës “Hajdar Blloshmi”. Mungesa e ambienteve të shërbimit në këtë zonë favorizon mundësi për zhvillimin e aktiviteteve tregëtare.
Vlera fillestare është 36.667 (tridhjetë e gjashtë mijë e gjashtë qind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë/m² pa TVSH.
Mënyra e pagesës: Pagesë të menjëhershme të shumës 10% të vlerës së përfundimit të ankandit, e cila do të paguhet nga fituesi i ofertës para lidhjes së kontratës. Shuma e mbetur e vlerës së kontratës (pas pagesës së menjëhershme prej 10%), do të likuidohet në çdo 6 (gjashtë muaj me këste të barabarta për një afat kohor prej 5 vjetësh). Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje është datë 22.12.2020, ora 12:00.
Foto Galeri
Siperfaqet
Njësia 1 68.5 m2
Njësia 2 56.5 m2
Njësia 3 49 m2
Njësia 4 63 m2
Njësia 5 91.2 m2
Totali i sip të lokalit në katin përdhe 328.2 m2
Autoriteti shitës
Enti Kombëtar i Banesave, Rruga “Kavajës”, ndërtesa nr,80, hyrja 1, kati 5 (ish shtëpia botuese “Naim Frashëri), Tiranë, Tel: +355 42 227 796, email:info@ekb.gov.al
Arkitektura
Arkitektura e objektit banesë tip 83/5 është racionale dhe përshtatet me kontekstin e zonës. Ky objekt është projektuar me efiçiencë energjire. Termoizolimi i fasadës është realizuar me veshje kapot me suva dhe bojë plastike me vetrata dopio xham. Ky objekt është me tetë kate, shtatë kate banimi dhe një kat shërbime. Lëvizja vertikale realizohet me shkallë dhe ashensor.