“Financier” në Degën Rajonale EKB Tiranë

28.03.2017

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar


Titulli i pozicionit: Specialist


Drejtoria/Dega: Dega Rajonale EKB Tiranë


Vendndodhja: Qyteti Tiranë


Periudha e njoftimit: 15 ditë (28.03.2017-13.04.2017)


Principet e Entit Kombëtar të Baneasve

 Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

Informacion i përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

Përgjegjësitë e vendit të punës

Specialisti Financier pranë Degës Rajonale ka një varësi direkte dhe raporton te Drejtori i Degës Rajonale.

Specialisti Financier ka këto përgjegjësi:

 

  1. Financieri përgjigjet për mbajtjen e kontabilitetit, administrimit të pasurisë së Degës dhe të analizës së treguesve financiarë.
  2. Ndjek lidhjen e kontratave të shitjes dhe afatet e tyre.
  3. Ndjek likujdimin e kësteve të kredisë.
  4. Ndjek së bashku me specialistin teknik kreditorët e parregullt.
  5. Evidenton së bashku me specialistin teknik qytetarët që nuk kanë lidhur kontratat dhe arsyet e mos lidhjes.
  6. Mban ditarin e shitjeve sipas kontratave të lidhura, duke rakorduar të gjitha veprimet me bankën, sipas planit kontabël. Ky ditar duhet të jetë i analizuar në kartela të veçanta për çdo objekt ose banesë të shitur, ku kalkulohet kostoja për pjesën e arkëtuar dhe të ardhurat nga shitja.
  7. Detyrimisht duhet të administrojë dosjen për çdo klient (shitjet e banesave me kontratë) dhe shitjet me kredi për klientët e tjerë, duke mos lejuar asnjë klientë debitorë të pa dokumentuar.
  8. Në fund të çdo 3 (tre) mujori për këstet dhë arkëtimet e tjera nga shitja me pagesë të menjëherëshme, harton pasqyrën përmbledhëse të arkëtimeve dhe kryen xhirimine të ardhurave nga shitja në favor të Drejtorise së Përgjithshme të EKB-së.
  9. Në çdo datë 4 (katër) të muajit pasardhës raporton të gjithë treguesit që kërkohen nga Drejtoria e Përgjithshme si të ardhurat nga shitja, të ardhurat nga 4%, shpenzimet dhe fondin e pagave.
  10. Kur konstaton shpërdorime të pasurisë, njofton menjëherë Drejtorinë e Drejtorisë Ekonomike dhe kur gjykon që dëmi eshte i rëndë, lajmëron Drejtorin e Përgjithshëm.
  11. Zbaton çdo detyrë të ngarkuar nga Drejtori i Degës për mbarëvajtjen e veprimtarisë së Degës, brenda profilit arsimor dhe bazës ligjore.

 

Edukimi

Arsim i lartë “Ekonomist-Financier”.

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

Kërkesë për aplikim.

  1. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin  download2Ploteso Curriculum Vitae).
  2. Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
  3. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
  4. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
  5. Kartë identiteti,
  6. Çertifikatë famljare
  7. Dëshmi penaliteti,
  8. Raport mjeko-ligjor.
  9. Dëshmi kualifikuese.
  10. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

 

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse të Institucionit, Drejtori i Degës ku lind vendi vakant, dhe anëtari i tretë caktohet rast pas rasti, një Drejtor Drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme, sipas profilit arsimor të kërkuar.

Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë.

Kandidatura e përzgjedhur  emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

 

 

3530 Total Views 2 Views Today