Menaxhimi i riskut “Njerëzit nuk planifikojnë të dështojnë, ata dështojnë të planifikojnë” –Benjamin Franklin

Prezantojmë në një workshop dokumentin strategjik të Manualit të Menaxhimit të Riskut, duke përqasur vendimarrjet tona me bazë menaxhimin e risqeve, me të cilat përballemi përgjatë ushtrimit të aktivitetit tonë, duke hulumtuar me kujdes risqet e jashtme dhe adresuar ato të brendshmet për të arritur objektivat dhe rezultatet e parashikuara.

Menaxhimi i risqeve në Entin Kombëtar të Banesave shihet si mënyra e shmangies së kostove dhe problemeve që janë prezente në ambjentin dinamik ku EKB operon, por dhe si mundësia për të parë forma bashkëpunimi në zhvillimin e mundësive të reja apo komplementuese të saj.

Kemi hartuar dokumentin strategjik të Manualit të Menaxhimit të Riskut; Guidë Instruksionesh; Instrumenta dhe Teknika të Menaxhimit të Riskut, një dokument që merr në konsideratë standartet ndërkombëtare ISO 31000 për administrimin dhe teknikat e menaxhimit të Riskut, sikurse dhe rregulloret respektive të Ministrisë së Financave mbi Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin.

Workshopi u zhvillua me pjesëmarrjen e drejtuesve të drejtorive rajonale, si edhe stafin e Drejtorisë së Përgjithshme së Entin për të mundësuar standartizimin e këndvështrimit të kuptimit të termave, proceseve dhe instrumentave që EKB do të përdorë në menaxhimin e riskut. Një përthithje idesh për konceptin dhe rëndësinë e riskut në realizimin e veprimtarsë institucionale nga pjesëmarrësit gjatë prezantimit dhe shpjegimit të guidës nga njësia e specializuar e menaxhimit të riskut – I parashtruar në hyrje të këtij trajnimi me realizimin e një pyetësori për pëlqimet dhe shqetësimet që i krijohen stafit të EKB-së gjatë punës.

Në bashkëpunim me të gjithë pjesëmarrësit nisi procesi i plotësimit të Rregjistrit të Riskut, si një ndër instrumentat më të rëndësishëm të menaxhimit të riskut dhe që do të na ndihmojë në koordinimin e veprimeve dhe përpjekjeve për të adresuar në mënyrë korrekte risqet e identifikuara, të kapim në kohë sinjalet për risqe që mund të influencojnë aktivitetin, sikurse dhe të marrim masa mbrojtese dhe të shmangim situata problematike. Problemet e identifikuara gjatë pyetësorit përputhen me risqet e mundshme të identifikuara nga pjesëmarrësit në workshop. Së shpejti do të nis puna për realizimin e fazës së dytë të këtij workshop, krijimin dhe monitorimin e Rregjistrit të Riskut.

7220 Total Views 2 Views Today