Më datë 18.11.2020 Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin “Për rregullat, kushtet, kriteret e procedurat e privatizimit të banesave dhe të objekteve të kthyera në fond banese të paprivatizuara”.
Qëllimi i këtij vendimi është finalizimi i procedurave të privatizimit të objekteve të paprivatizuara për:
- Banesat e ndërtuara me fondet publike nga Enti Kombëtar i Banesave, pavarësisht nëse kanë kaluar ose jo në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore ku ato ndodhen, të cilat deri në fund të vitit 2007 kanë rezultuar me kontratë të palidhur, si dhe banesat e ndërtuara me fonde publike nga EKB-ja që rezultojnë me kontrata të zgjidhura e të liruara me vendim gjykate;
- Banesat dhe objektet e kthyera në fond banese që me vendime të Këshillit të Ministrave i kanë kaluar në administrim EKB-së me qëllim privatizimin e tyre;
- Banesat ose objektet e kthyera në fond banese me vendime të organeve të vetëqeverisjes vendore, ato që kanë kaluar në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore, si dhe ato që figurojnë ende në pronësi të shtetit ku me autorizime të dhëna nga organet kompetente janë sistemuar me strehim banorë përpara vitit 2004;
- Objektet që kanë mbetur të lira nga ristrukturimi i Forcave të Armatosura, përveç rasteve kur me ligj të veçantë janë të përcaktuar procedura të tjera për privatizimin e tyre.
VKM-ja në fjalë pritet të hyjë në fuqi pas botimit të saj në Fletoren Zyrtare.
4186 Total Views 4 Views Today