NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE “DREJTOR” NË DEGËN RAJONALE TË EKB-së DIBËR

12.04.2021

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar


Titulli i pozicionit: ‘‘Drejtor’’


Drejtoria/Dega: Dega Rajonale Dibër


Vendndodhja: Qyteti Dibër


Periudha e njoftimit: 15 ditë (12.04.2021-26.04.2021)


 

Principet e Entit Kombëtar të Banesave

Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

 

Informacion i përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave.

 

Përgjegjësitë e vendit të punës

 

  1. Dega rajonale e EKB-së drejtohet nga drejtori i degës, i cili emërohet nga Këshilli Drejtues, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm dhe raporton drejtpërdrejt te Drejtori i Përgjithshëm.
  2. Drejtori i degës organizon, drejton dhe kontrollon të gjithë veprimtarinë e degës rajonale, mban lidhje me Drejtorinë e Përgjithshme, përgjigjet dhe jep llogari përpara Drejtorit të Përgjithshëm.
  3. Përgjigjet për administrimin e aktiveve dhe mjeteve monetare të degës.
  4. Drejtori i degës rajonale përgjigjet për plotësimin e programit ekonomik dhe financiar të vitit kalendarik, përgatit analiza ekonomike dhe financiare periodike dhe raporton për masat e marra për plotësimin e treguesve kryesorë në drejtoritë përkatëse dhe te Drejtori i Përgjithshëm.
  5. Është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të riskut dhe arritjen e objektivave mujorë e vjetorë. Kryen identifikimin dhe vlerësimin e risqeve që vënë në rrezik arritjen e objektivave nga punonjësit e degës rajonale.
  6. Menaxhon punën për ndjekjen dhe arkëtimin e debitorëve të identifikuar sipas udhëzimit mbi debitorët. Përgatit informacione për Drejtorin e Përgjithshëm mbi gjendjen dhe likuidimin e debitorëve si dhe propozon masa për përmirësimin e punës në të ardhmen.
  7. Organizon punën në degën rajonale dhe informon në kohë, me përgjegjësi dhe profesionalizëm të gjithë problematikën që disponon dega si në fushën financiare, administrative, të shitjes së banesave, të njësive të shërbimit (dyqaneve) etj.
  8. Ndjek dhe mbikëqyr investimet që kryhen me financime të ndryshme nëpërmjet EKB-së brenda juridiksionit që ka dega rajonale.
  9. Bashkëpunon me njësitë e vetëqeverisjes vendore për sigurimin e shesheve për ndërtim banesash me kosto të ulët nga EKB-ja.
  10. Dy herë në muaj dhe sa herë që krijohen fonde të lira, kryen xhirimin e të ardhurave nga shitja, në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të EKB-së.
  11. Përditëson çdo vit të dhënat mbi treguesit e tregut të lirë të banesave të zonave urbane në territorin që ato mbulojnë, për llogaritjen e kostos vjetore të ndërtimit.
  12. Ndjek të gjitha procedurat e marrjes në dorëzim, të regjistrimit në ZVRPP si dhe lidhjen e kontratave me blerësit, për banesat e reja të ndërtuara nga EKB-ja.
  13. Kontrollon punën e vartësve dhe për mangësitë që vëren, bën propozime për masat disiplinore te Drejtori i Përgjithshëm.
  14. Bën vlerësimin për punën e kryer të specialistëve për vitin paraardhës.
  15. Gëzon të drejtën e lidhjes së kontratave me qytetarët që përfitojnë banesë nga programet e strehimit që zbaton EKB-ja apo nëpërmjet procesit të privatizimeve me VKM.
  16. Ndjek kërkesë/ankesat e qytetarëve dhe korrespondencat shkresore.
  17. Monitoron/ndjek proceset gjyqësore ku dega është palë në gjykim.
  18. Ndjek procedurën për hartimin e listave të qytetarëve që do të përfitojnë strehim në banesat me kosto të ulët të ndërtuara nga EKB-ja.
  19. Ndjek realizimin e detyrave të lëna nga kontrollet e ndryshme të kryera në degën rajonale, si nga KLSH-ja, Auditi i ministrisë së linjës, auditi i brendshëm, drejtoritë e tjera të Drejtorisë së Përgjithshme etj.
  20. Menaxhon/monitoron punën për funksionimin e protokoll-arkivës të Degës Rajonale duke caktuar një nga punonjësit e strukturës së saj për kryerjen e detyrave të protokoll/arkivës përcaktuar në këtë rregullore.
  21. Merr pjesë në grupe pune të ngritura nga Drejtoria e Përgjithshme apo vetë dega rajonale.
  22. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.

 

Edukimi

Arsim i lartë “ Ekonomik, Juridik, Shkenca Sociale, Inxhinier Ndërtimi”.

Lloji  diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshm me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.

Eksperienca në punë

Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite, “në profilin përkatës”.

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin  Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Formulari i vetdeklarimit (shkarko formularin plotëso formularin e vetdeklarimit)
  4. Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
  5. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
  6. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
  7. Kartë identiteti,
  8. Çertifikatë famljare
  9. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
  10. Raport mjeko-ligjor.
  11. Dëshmi kualifikuese.
  12. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm i paraqet Këshillit Drejtues për shqyrtim dhe miratim kanditaturat që kanë aplikuar me dokumentacionin përkatës.

Këshilli Drejtues përzgjedh mes alternative kanditaturën më të mirë. Këshilli Drejtues mund të kërkojë të intervistojë kanditaturat.

Me Vendim të Këshillit Drejtues, Drejtori i Përgjithshëm emëron në detyrë kanditaturën e përzgjedhur, me kontratë pune me afat të caktuar 3 (tre) mujor (kohë prove).

 

1270 Total Views 2 Views Today