Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të pacaktuar
________________________________________
Titulli i pozicionit: ‘‘Drejtor’’
________________________________________
Drejtoria/Dega: Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse
________________________________________
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
________________________________________
Periudha e njoftimit: 07.08.2018 – 22.08.2018
________________________________________
Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
Përgjegjësitë e vendit të punës
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse organizon të gjithë veprimtarinë e punës në drejtori dhe raporton drejtpërdrejt te Drejtori i Përgjithshëm. Detyrat që ai kryen janë:
1. Bashkërendon punën e strukturave (specialist dhe punonjës shërbimi etj.) që mbulon, për të siguruar mbarëvajtjen e veprimtarisë përkatëse të EKB-së.
2. Harton dhe miraton programin e punës vjetore dhe mujore të drejtorisë dhe ia paraqet Drejtorit të Përgjithshëm.
3. Organizon kontrolle në Drejtorinë e Përgjithshme dhe degët rajonale të EKB-së për zbatimin e disiplinës në punë, mbajtjen e listë-prezencës, librit të lëvizjeve të punonjësve gjatë orarit zyrtar, menaxhimit të pajisjeve të zyrave dhe mbajtjen e protokollit.
4. Përgatit në mënyrë periodike analiza, raporte dhe bën propozime për mbarëvajtjen e punës në drejtori dhe degët rajonale te Drejtori i Përgjithshëm.
5. Ndjek dhe merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e programit ekonomik vjetor të drejtorisë që drejton dhe EKB-së.
6. Analizon nevojat për trajnime të punonjësve të institucionit dhe përgatit ato.
7. Monitoron dokumentet e dosjes së personelit dhe konfirmon vjetërsinë në punë për secilin punonjës, duke sigluar në librezën e punës.
8. Përgjigjet për disiplinën në punë dhe etikën për punonjësit e EKB-së dhe propozon masa disiplinore për çdo nivel punonjësi që thyen rregullat.
9. Harton kontratat e punës, mban regjistrin themeltar të punonjësve, harton planin e lejeve të zakonshme të punonjësve, ndjek dhe e zbaton atë, pasi e miraton Drejtori i Përgjithshëm.
10. Kontrollon punën e vartësve dhe për mangësitë që vëren bën propozime për masa disiplinore te Drejtori i Përgjithshëm.
11. Përgatit dhe paraqet në mënyrë periodike materiale, propozime të Drejtori i Përgjithshëm dhe në Këshillin Drejtues të EKB-së.
12. Si Autoritet përgjegjës i EKB-së për komunikim me Inspektoratin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë (ILDKPKI), ndjek procedurat për plotësimin dhe dorëzimin në afat kohore të caktuara, të formularëve të deklarimit të pasurisë për zyrtarët që përmbushin detyrimin sipas ligjit në fuqi.
13. Ndjek mbarëvajtjen e plotësimit dhe dorëzimit në afate kohore të caktuara të formularëve të vetë deklarimit sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, për drejtuesit e të gjitha niveleve.
14. Koordinon veprimet mes drejtorive/sektorëve në Drejtorinë e Përgjithshme, Degët rajonale edhe institucione të tjera, për organizimin e aktiviteteve të ndryshme në funksion të realizimit të objektivave të EKB-së.
15. Bën vlerësimin për punën e kryer të specialistëve që ka në varësi për vitin pararendës.
16. Merr pjesë në grupe të ndryshme të punës të organizuara nga Ministria e linjës.
17. Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.
Edukimi
Arsim i lartë “ Juridik, Ekonomik, Shkenca Shoqërore”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite, ne profilin “në profilin përkatës”.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune kërkohet gjuha e huaj ‘‘Angleze ”.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
1. Kërkesë për aplikim.
2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
3. Formulari i vetdeklarimit (shkarko formularin plotëso formularin e vetdeklarimit)
4. Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
5. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
6. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
7. Kartë identiteti,
8. Çertifikatë famljare
9. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
10. Raport mjeko-ligjor.
11. Dëshmi kualifikuese.
12. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm i paraqet Këshillit Drejtues për shqyrtim dhe miratim kanditaturat që kanë aplikuar me dokumentacionin përkatës.
Këshilli Drejtues përzgjedh mes alternative kanditaturën më të mirë. Këshilli Drejtues mund të kërkojë të intervistojë kanditaturat.
Me Vendim të Këshillit Drejtues, Drejtori i Përgjithshëm emëron në detyrë kanditaturën e përzgjedhur, me kontratë pune me afat të caktuar 3 (tre) mujor (kohë prove).