Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
Titulli i pozicionit: ‘‘Drejtor’’
Drejtoria/Dega: Drejtoria Ekonomike
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
Periudha e njoftimit: 15 ditë (05.03.2021 – 20.03.2021)
Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave.
Përgjegjësitë e vendit të punës
- Drejtori i Drejtorisë Ekonomike organizon të gjithë veprimtarinë e punës në drejtori dhe raporton drejtpërdrejt te Drejtori i Përgjithshëm.
- Përgjigjet për zbatimin e detyrave dhe problemeve të administrimit financiar,për zbatimin dhe respektimin e ligjshmërisë në fushën e përgjegjësive dhe kompetencave që mbulon Drejtoria Ekonomike.
- Organizon punën për hartimin e programit ekonomik dhe financiar, për përcaktimin e objektivave vjetore dhe planit të veprimit, me qëllim plotësimin e detyrave të planifikuara
- Organizon punën për administrimin e shitjes së objekteve të investuara dhe të ndërtuara nga EKB, si dhe të privatizimit të njësive të banimit të objekteve sipas akteve ligjore.
- Organizon punën për zbatimin e planit kontabël dhe mbajtjes së llogarive, duke ngarkuar specialistin e financës në Drejtorinë Ekonomike të bashkëpunojë me specialistët e financës në degët rajonale.
- Monitoron punën për mbajtjen e kontabilitetit në programin elektronik financiar, të aktivitetit ekonomiko-financiar në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në degët rajonale të EKB-së, në përputhje me legjislacionin në fuqi për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare, dhe me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të përmirësuara.
- Drejton dhe organizon gjithë punën e Drejtorisë për respektimin dhe zbatimin e ligjshmërisë dhe disiplinës financiare e buxhetore në të gjithë aktivitetin e EKB-së, në përputhje me ligjin nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhim financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar dhe bën ndarjen e detyrave për cdo specialist të kësaj drejtorie dhe ndjek realizimin e tyre.
- Harton dhe miraton programin e punës vjetore dhe mujore të Drejtorisë, të punonjësve të saj dhe ia paraqet Drejtorit të Përgjithshëm.
- Përgatit dhe paraqet në mënyrë periodike materiale pune në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në Këshillin Drejtues të EKB-së.
- Organizon, merr pjesë dhe përgatit analiza, mbledhje dhe takime pune për problemet ekonomiko – financiare të drejtorisë dhe degëve rajonale të EKB-së.
- Organizon takime pune, si dhe thërret në raport specialistët e financës të degëve rajonale të EKB-së.
- Organizon kontrolle për financën në degët rajonale të EKB-së, për të parë zbatimin e detyrave dhe respektimin e ligjshmërisë në fushën përkatëse, duke hartuar praktikën e plotë dokumentare.
- Analizon dhe verifikon me përgjegjësi kërkesë/ankesat që vijnë në Drejtorinë e Përgjithshme të EKB-së, për problemet që kanë lidhje me aktivitetin e kësaj drejtorie.
- Kontrollon punën e vartësve dhe për mangësitë që vëren bën propozime për masa disiplinore te Drejtori i Përgjithshëm.
- Bën vlerësimin për punën e kryer të specialistëve të Drejtorisë Ekonomike për vitin paraardhës.
- Organizon kontrolle në bashkërendim me Drejtorinë Juridike për zbatimin e ligjshmërisë mbi aktivitetin e shitjes dhe të strehimit në degët rajonale.
- Merr pjesë në hartimin e udhëzimeve të brendshme të shitjes se banesave dhe të objekteve të kthyera në fond banese për privatizim me VKM-të përkatëse, në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse pranë Drejtorisë së Përgjithshme.
- Monitoron punën për menaxhimin e portofolit të riskut konform procedurave të “Manualit të menaxhimit të Riskut” dhe arritjen e objektivave mujore e vjetore.
- Menaxhon punën për ndjekjen dhe arkëtimin e kësteve mujore të klientëve dhe debitorëve sipas Manualit “Politikat dhe Procedurat për Menaxhimin e Debitorëve”.
- Merr pjesë në grupe të ndryshme të punës të organizuara nga Ministria përgjegjëse për strehimin.
- Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i Përgjithshëm.
Edukimi
Arsim i lartë “ Ekonomik”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite, “në profilin përkatës”.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimipërmban:
- Kërkesëpëraplikim.
- Curriculum Vitae, sipasformatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
- Formulariivetdeklarimit (shkarko formularin plotëso formularin e vetdeklarimit)
- Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
- Listë notash (fotokopje e noterizuar)
- Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
- Kartë identiteti,
- Çertifikatë famljare
- Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
- Raport mjeko-ligjor.
- Dëshmi kualifikuese.
- Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm i paraqet Këshillit Drejtues për shqyrtim dhe miratim kanditaturat që kanë aplikuar me dokumentacionin përkatës.
Këshilli Drejtues përzgjedh mes alternative kanditaturën më të mirë. Këshilli Drejtues mund të kërkojë të intervistojë kanditaturat.
Me Vendim të Këshillit Drejtues, Drejtori i Përgjithshëm emëron në detyrë kanditaturën e përzgjedhur, me kontratë pune me afat të caktuar 3 (tre) mujor (kohë prove).