NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE “PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË PROKURIMEVE” NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË EKB-së

16.09.2019

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
________________________________________
Titulli i pozicionit: ‘‘Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve’’
________________________________________
Drejtoria/Dega: Drejtoria Juridike

________________________________________
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
________________________________________
Periudha e njoftimit: 15 ditë (16.09.2019 – 02.10.2019)
________________________________________

Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

Përgjegjësitë e vendit të punës

1. Përgjegjësi i Sektorit të Prokurimeve organizon të gjithë veprimtarinë e punës në sektor dhe raporton drejtpërdrejt te Drejtori i Përgjithshëm.
2. Në zbatim të Programit Ekonomik udhëheq dhe merr pjesë në sigurimin e të dhënave të nevojshme nga strukturat përkatëse në institucion së bashku me anëtarët e tjerë të njësisë së prokurimit dhe përgatit regjistrin e parashikimit dhe regjistrin e realizimit të proçedurave të prokurimit publik, si dhe monitoron zbatimin e tij.
3. Përgjigjet për mbarëvajtjen e punës së sektorit në përgjithësi dhe programon ngarkesën për çdo specialist.
4. Organizon punën në hartimin e dokumenteve të tenderit, duke kontrolluar ligjshmërinë e kërkesave të caktuara në to. Në rastet kur vëren shkelje të proçedurave, ka të drejtën e pezullimit të tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.
5. Harton urdhërin e prokurimit.
6. Harton urdhërin për ngritjen e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe pas miratimit nga titullari i institucionit, merr masa për vënien në dispozicion të anëtarëve, të dokumenteve të tenderit për prokurimin që kryhet.
7. Përgatit relacione dhe informacione periodike lidhur me mbarëvajtjen e punës së sektorit dhe bën propozime konkrete për zgjidhjen e problemeve të hasura, duke respektuar legjislacionin në fuqi.
8. Kontrollon punën e vartësve dhe për mangësitë që vëren bën propozimepër masa disiplinore te Drejtori i Përgjithshëm.
9. Merr pjesë dhe monitoron përgatitjen e dokumenteve të tenderit dhe mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme që u bashkëlidhen atyre, përfshirë hartimin e kritereve të veçanta për kualifikim dhe specifikimet teknike, në rast kur kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme.
10. Është përgjegjës për dërgimin e njoftimeve për publikim, brenda afateve kohore lidhur me të gjitha proçedurat e prokurimit. Në raste të veçanta këtë detyrë ia delegon juristit të prokurimeve.
11. Udhëheq dhe realizon në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të blerjeve të vogla të gjitha proçedurat që kanë të bëjnë me blerjet me vlerë të vogël për mallra, punë dhe shërbime, me qëllim plotësimin e nevojave të institucionit.
12. Ka për detyrë së bashku me anëtarët e tjerë të njësisë së prokurimit si dhe anëtarët e komisionit të firmosë të gjithë proçesverbalet për dokumentet e tenderit dhe çdo dokument që lidhet me proçedurat e përcaktimit të fituesit, duke përfshirë dhe proçesverbalet e mbledhjeve, kur është rasti.
13. Me përfundimin e proçedurave të tenderit, dorëzon dokumentacionin përkatës ne arkivin e EKB-së, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
14. Shqyrton kërkesat dhe ankesat e ardhura në Drejtori që kanë të bëjnë me prokurimet.
15. Bën vlerësimin e punës për specialistët e vartësisë.
16. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.

Edukimi
Arsim i lartë “ Jurist”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.

Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite, “në profilin përkatës”.

Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
1. Kërkesë për aplikim.
2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
3. Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
5. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
6. Kartë identiteti,
7. Çertifikatë famljare
8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
9. Raport mjeko-ligjor.
10. Dëshmi kualifikuese.
11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

967 Total Views 4 Views Today