NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE “SECIALIST JURIST” NË DREJTORINË Ë PËRGJITHSHME TË EKB”

04.02.2019

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
________________________________________
Titulli i pozicionit: ‘‘Specialist Jurist’’
________________________________________
Drejtoria/Dega: Drejtoria e Përgjithshme EKB
________________________________________
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
________________________________________
Periudha e njoftimit: 15 ditë (04.02.2019 – 18.02.2019)
________________________________________

Principet e Entit Kombëtar të Banesave

Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

Informacion i përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

Përgjegjësitë e vendit të punës

1. Me autorizim të Drejtorit të Përgjithshëm përfaqëson EKB-në pranë gjykatave të shkallëve respektive në gjykimin e mosmarwveshjeve konflikt gjyqësor.
2. Siguron pjesëmarrjen si përfaqësues i institucionit në proçeset gjyqësore me palë të EKB-në, duke përdorur të gjitha instrumentet e mbrojtjes që garanton ligji. Kërkon përfaqesimin në proçes të një punonjësi të strukturës ku ka lindur konflikti në rastet ku gjykohet e nevojshme.
3. Kryen proçedurat ligjore dhe harton dokumentacionin gjyqësor (kërkesë padi, ankime, rekurse, etj.). në përputhje me legjislacionin në fuqi, në mbrojtje të interesave të institucionit.
4. Shqyrton kërkesat apo ankesat të adresuara nga Drejtori i Drejtorisë për problematika të ndryshme, kryesisht të karakterit gjyqësor.
5. Harton evidencat për proçeset gjyqësore të ndjekura nga të gjitha strukturat e EKB-së.
6. Harton relacione, informacione, memo në lidhje me praktikat që ka në ndjekje apo për rastet specifike që i ngarkohen nga drejtori i drejtorisë.
7. Merë pjesë në grupe të ndryshme pune të ngritura nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ndjek proçedurat e caktuara për realizimin e detyrës së ngarkuar.
8. Ndjek proçedurat në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi lidhur me lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastre, banues në banesat ish pronë e subjekteve të shpronësuara.
9. Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Drejtorisë Juridike angazhohet nga drejtori i kësaj Drejtorie edhe me detyra të tjera specifike.
10. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkon Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.

Edukimi
Arsim i lartë “Jurist”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.

Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite, ne profilin “Jurist”.

Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
1. Kërkesë për aplikim.
2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
3. Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
5. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
6. Kartë identiteti,
7. Çertifikatë famljare
8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
9. Raport mjeko-ligjor.
10. Dëshmi kualifikuese.
11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

4130 Total Views 2 Views Today