NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE “SPECIALIST ARKIVI” NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE TË EKB-SË

13.07.2021

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar


Titulli i pozicionit: “Specialist Arkivi”


Drejtoria/Dega: Drejtoria e Përgjithshme e EKB-së


Vendndodhja: Qyteti Tiranë


Periudha e njoftimit: 15 ditë (13.07.2021– 28.07.2021)


 Principet e Entit Kombëtar të Banesave

Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

 Informacion i përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

 Përgjegjësitë e vendit të punës

  1. Seleksionimi dhe sistemi i dokumentacionit të Arkivës së EKB-së
  2. Identifikimi i dokumentacionit që duhet të mbahet dhe dokumentacionit që duhet dërguar në Arkivën e Shtetit.
  3. Për realizimin e pikës 2 (dy) do të bashkëpunojë me Drejtoritë e Entit Kombëtar të Banesave.
    4. Kontrollon dosjet që kanë plotësuar afatet e ruajtjes, duke bërë asgjësimin e tyre sipas rregullave arkivore.
  4. Përpunimi dokumenteve me Rëndësi të Përkohshme (RP) sipas kronologji-strukturë për v.1992.2000.
    6. Hartimi i listave të veçimit dhe dërgimi i tyre për miratim në KE të Arkivit të Shtetit.
  5. Përpunimi tekniko-shkencor i dokumenteve arkivore me Rëndësi të Historike Kombëtare (RHK) sipas kronologji-strukturë për viten 1995-2000.
  6. Inventarizimi i dosjeve të dokumenteve arkivore me RHK dhe hartimi i listave të inventareve sipas viteve të dokumenteve arkivore që do të dorëzohen në Arkivin e Shtetit.

Edukimi

Arsim i lartë.

Eksperienca në punë

Për këtë pozicion pune kërkohët eksperiencë minimale në administratë shtetërorë.

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin   Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Diplomë e arsimit të lartë (fotokopje e noterizuar)
  4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
  5. Librezë pune ose librezë e sigurimeve shoqërore
  6. Kartë identiteti,
  7. Çertifikatë familjare
  8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
  9. Raport mjeko-ligjor.
  10. Dëshmi kualifikuese.
  11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

 Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

 

 

2077 Total Views 4 Views Today